LAJMI I FUNDIT:

Faton Peci nuk përjashton mundësinë që “Lista Vjosa” të formojë grupin e vet parlamentar

Faton Peci nuk përjashton mundësinë që “Lista Vjosa” të formojë grupin e vet parlamentar

Kandidati i iniciativës “Guxo” në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci ka thënë se “Lista Vjosa” do ta vazhdojë aktivitetin politik edhe nëse Vjosa Osmani zgjedhet presidente.

Ai në “Debat Plus” tha se bashkë me Donika Gërvallen sot gjatë ditës kanë pasur takime të ndryshme për të konsoliduar edhe më shumë iniciativën.


Peci thotë se qëllimi është që të konsolidohet lista në çdo qytet të Kosovës.

Kandidati i iniciativës “Guxo” në listën e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se në koalicion nuk kanë hyrë me qëllimin që të formojnë një grup parlamentar “Lista Vjosa”, por gjërat mund të ndryshojnë nëse ka marrëveshje.

“Nëse në ecje e sipër ka pajtueshmëri të dyanshme, se do të ishte në interes të palëve, nuk shoh diçka të keqe edhe nëse vjen te themelimi i një grupi të ri parlamentar. Por nuk ka qenë asnjëherë preokupim i yni se sa deputetë do të fitojë lista jonë”, tha ndër të tjera Faton Peci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori