Faton Ahmeti: Statuti i BDI-së nuk i njeh format e fraksionit brenda partisë
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimi Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, tha se BDI-ja në statut nuk i njeh format e fraksioneve brenda saj, duke iu referuar Grupit të zjarrit. Ndërsa shoi se me statut kryetari i partisë ka të drejtë të përjashtojë njerëz të caktuar nëse i thyejnë rregullat.
“Fraksioni nuk është formë që njeh statuti i Bashkimit Demokratik për Integrim. Statuti ynë nuk e njeh këtë formë organizimi. Statuti ynë e sheh si një kundërshtim të platformës, programit, statusit. Nëse duhet të shohim masat statuti parasheh që kryetari ka të drejtë t’i përjashtojë persona të caktuar”, tha Ahmeti.
Ai gjithashtu tha se Ali Ahmeti ka bërë përpjekjet më të mëdha për të unifikuar faktorin shqiptar në Maqedoni
“Ali Ahmeti ka bërë përpjekjet më të mëdha për të unifikuar faktorin shqiptar në Maqedoni. Ka bërë përpjekjet që nga menaxhimi i luftës dhe të gjitha përpjekjet kanë qenë që të forcohet faktori politik shqiptar. Sa i përket çështjeve të aspiratave në vend, një pjesë e mirë e tyre janë përmbushura, duke filluar nga Marrëveshja e Ohrit dhe kështu me radhë”, tha Ahmeti./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mitsotakis: Nëse Qeveria e re në Shkup konteston Marrëveshjen e Prespës, rruga europiane do të jetë e mbyllur
“Më ndihmoni po humbas gjak”, shqiptarja qëllohet me thikë jashtë shkollës në Britani, tmerrohen fëmijët dhe prindërit
Eksperti gjerman, Konrad Clewing: Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për Këshill të Evropës?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251