LAJMI I FUNDIT:

Faton Abdullahu: Edi Rama është axhami politik në raport me Kosovën

Faton Abdullahu: Edi Rama është axhami politik në raport me Kosovën

Ish këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu, është shprehur kritik për fjalimin e gjatë të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe përmbajtjen e atij fjalimi në mbledhjen e dy qeverive që po mbahet në Pejë.

“Është spektakolar në qasjen e tij dhe nuk është hera e parë që flet kështu. Ky fjalim do të harrohet më shpejtë se që i është dashur kohë ta shkruajë”, ka thënë Abdullahu, njofton Klan Kosova.


Ai ka thënë se Edi Rama atë “What the fuck” që përdori në Pejë duhet ta përdorë edhe në raste të tjera.

“E tillë ka qenë edhe kur unë kam qenë pjesë e Qeverisë. E bërë qëllimisht. Është një shouman që flet kështu. Atë “F…” mund ta përdor edhe për ata që i kanë thënë të vendosë taksë në Rrugën e Kombit, edhe për ministrin Ahmetaj për atë që shkretoi ditë më parë edhe Greqisë që votoi kundër Kosovës në Interpol . Lë të shet patriotizëm ndaj Greqisë”.

“Nëse analizojmë veprimtarinë e tij. Edi Rama në raport me Kosovën është axhami politik. Nuk mund t’i thuash Gjermanisë as ashtu dhe as kështu. Ai tërheq mediat me patika dhe çorapë lara-lara por në Kosovë këto nuk shiten sepse jemi në hall”.

“Fjalim patetik na del. Është koha e fundit që mos ta përdorim patriotizëm si strehë të dështimeve”.

Abdullahu ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë shumë mundësi që të bashkëpunojnë në shumë fusha, më shumë se që janë duke bërë me gjithë mbledhjet e përbashkëta që mbajnë tash e saj vjet.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori