LAJMI I FUNDIT:

Fatmir Gashi: Unë e kam formulën ekonomike

Fatmir Gashi: Unë e kam formulën ekonomike

Kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Pejës, Fatmir Gashi sot ka vizituar fabrikën që ai e quan “gjigandi emblematik i Pejës”, e që është “Ringovi i ri”.

“Me mekanizma mbështetës dhe linjë të re këtu mund të punësohen 500 punëtorë. Unë e kam formulën për këto. Ne e kemi programin e shkruar”, ka thënë Gashi në këtë vizitë.


Aktivitetet e Fatmir Gashit në faqen zyrtare në Facebook janë tregues për tetë deri në dhjetë vizita Brenda ditës.

Postimi i plotë i Fatmir Gashit nga fabrika e tjegullave në Pejë:

Ringovi i ri – gjigandi embelmatik dhe identifikues i Pejës dikur dhe sot.

U pritëm në vizitë nga stafi punues dhe menaxheri z.Ismet Buçaj. Këto ndërmarrësi kërkojnë me të drejtë përkrahje dhe infrastrukturë komunale e shtetërore për të vazhduar suksesin në rivitalizim. Me mekanizma mbështetës dhe linjë të re këtu mund të punësohen 500 punëtorë. Unë e kam formulën për këto. Ne e kemi programin e shkruar.