LAJMI I FUNDIT:

Fassone: Milani do t’i bëjë dy apo tre transferime edhe pa Ligën e Evropës

Fassone: Milani do t’i bëjë dy apo tre transferime edhe pa Ligën e Evropës
Fassone - Mirabelli (Getty Images)

Drejtori i Milanit, Marco Fassone këmbëngul se klubi do të vazhdojë të shikojë për të sjellë 2-3 lojtarë të rinj, madje edhe nëse nuk luan në Ligën e Evropës.

UEFA ka refuzuar zyrtarisht marrëveshjen e zgjidhjes për Fair Play Financiar të Milanit, kështu që në qershor do të ketë një seancë disiplinore.


Ky vendim kishte qenë në ajër për një kohë, por këtë UEFA para disa ditësh hodhi poshtë propozimin për ta zgjidhur çështjen dhe është e mundur që ta bllokojnë afatin kalimtar për Milanin.

Milani nuk merret vesh me UEFA-n, rrezikon të përjashtohet nga Liga e Evropës
Lexo po ashtu Milani nuk merret vesh me UEFA-n, rrezikon të përjashtohet nga Liga e Evropës

Por, Milanit mund t’i japin edhe një gjobë të fuqishme dhe potencialisht mund edhe ta përjashtojnë nga Liga e Evropës.

Fassone së bashku me pranarët e Milanit (Getty Images)

Pavarësisht kësaj, drejtori Fassone ka thënë se drejtuesit e klubit po shikojnë situatën dhe mund të ketë 2-3 transferime të reja gjatë verës.

“Nënshkrime të reja? Kam provuar të jem transparent dhe i qartë me tifozët. Pavarësisht nga pjesëmarrja jonë në Ligën e Evropës, ata do të vijnë”, ka thënë fillimisht Fassone.

Milani takon agjentin e Basellit
Lexo po ashtu Milani takon agjentin e Basellit

“Nuk do të ketë 10 lojtarë të rinj, por dy apo tre dhe unë ende duhet të kuptoj se sa mund të paguajmë, por Liga e Evropës nuk do të ndikojë”.

“Unë shpresoj se ne kemi dhënë mesazhe më të qarta të transparencës absolute si një klub”, përfundoi drejtori i Rossonerëve. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori