LAJMI I FUNDIT:

FASK merr pjesë me nëntë garues në garën malore që zhvillohet në Buzet të Kroacisë

FASK merr pjesë me nëntë garues në garën malore që zhvillohet në Buzet të Kroacisë

Auto Club ‘Buzet’ nga Buzet i Kroacisë, e ka organizuar për herë të 38-ën International Hill-Climb Championship.

Këtë vit, kjo garë malore, do të zhvillohet nga 13 deri më 15 shtator dhe fillon në fshatin Most, për të përfunduar 5,001 metra më larg në Penicici, transmeton Telegrafi.

Pjesëmarrës në këtë garë automobilistike është edhe FASK, që merr pjesë me nëntë garues. Federata e Auto Sporteve të Kosovës, ka bërë të ditur edhe listën e pjesëmarrësve, si dhe makinat që do të shfrytëzohen në garë.

Shtegu malor, që do ta përshkojnë garuesit

“Pjesëmarrja në Gubbio të Italisë gjatë vitit të kaluar, ka qenë gjëja më e mirë që i ka ndodhur FASK-ut, krahas aktiviteteve tjera në Kosovë. Garuesit janë të përgatitur për garë, derisa ne jemi përpjekur sa më shumë, për menaxhimin e pjesëmarrjes, që do të na kushtojë deri në 11,000 euro” ka thënë Ismet Rexhepi, kryetar i FASK.

Bashkë me garuesit, për në Kroaci do të udhëtojnë edhe kryetari Rexhepi, dy anëtarë të bordit që do të ndihmojnë edhe si mekanikë, një zyrtar nga komisioni sportiv, për të përcjellë eksperiencat e një kampionati evropian si dhe sekretari teknik i federatës.

Si mbështetës të kësaj gare malore, do jenë edhe Marakli t’Kerreve, që do të udhëtojnë së bashku me garuesit dhe organizatorët, për të qëndruar atje gjatë tri ditëve sa zgjatë kjo garë. /Telegrafi/

Bardhyl Canolli

Klasa 10, Radikall SR8 LM

Valon Jaha 

Klasa 8, BMW

Belkin Fazliu 

Klasa 7, Renault Megane

Liridon Kalenderi

Klasa 7, Mitsubishi Evo 9

Gazmend Demolli 

Klasa 7, Opel Astra H

Besfort Bunjaku 

Klasa 6, Opel Astra SP

Yll Rugova 

Klasa 5, Honda Type-R

Kreshnik Mariqi 

Klasa 3, Yugo

Leutrim Bytyqi 

Klasa 2, Peugeot 106