LAJMI I FUNDIT:

Faruk Kukaj rrëfen momentin e rëndë që e pësoi në Kuvendin e Kosovës kur u rrëzua me karrocë – flet për padinë ndaj Komunës së Prishtinës

Mungesa e infrastrukturës në kryeqytet, për personat me nevoja të veçanta sidomos atyre në karrocë, e nxiti nxiti Faruk Kukajn që të ushtroj padi ndaj Komunës së Prishtinës.

Kukaj për Telegrafin tha se vështirësitë që ai i ka hasur që nga fëmijëria e tij, si person në karrocë e kanë shtyrë që të marrë këtë veprim ndaj Komunës së Prishtinës.


“Unë kam lindur këtu në Prishtinë në këtë gjendje që jam edhe tash me diagnozën Paralizë Cerebrale, përdorues i karrocës dhe prej atëherë jam përballur me një milion vështirësi. Mos krijimin e qasjes dhe diskriminim, kur dikush ta cungon lëvizjen e lirë me dashje e padashje ai/ajo quhet diskriminim”, tha ai.

Faruk Kukaj – Qytetarë

Kukaj thotë se çdo herë i është dashur që të lëvizë në rrugë në të cilën ka pasur qarkullim të veturave, kjo për shkak që nuk ka rrugë adekuate që është e destinuar që të lëvizin vetëm personat me karraocë.

“Edhe unë kam të drejtë të jem aty ku jeni ju. Kam pasur shumë vështirësi në marrjen e shërbimeve sociale, përndryshe gjithherë më është dashur te lëvizi me karrocë në rrugë me qarkullim të automjeteve jo në trotuare sepse nuk ka pasur qasje edhe në institucione nuk ka qasje fare”, u shpreh Kukaj për Telegrafin.

Për shkak të mos krijimit të qasjes për personat me nevoja të veçanta, Kukaj ishte ballafaquar me probleme edhe në oborrin e QKUK-së.

“As në QKUK nuk ka pasur qasje për mua, më duhet t’ua tregoj një rast kur isha në QKUK, sepse kisha probleme me lëkurë dhe për tu ngjitur deri te reparti i Dermatologjisë u dashke të kalohen rreth 30 apo 40 shkallë dhe çfarë më ndodhi mua, mjekët më zhvishen jashtë në oborrin e spitalit. Merreni me mend se çfarë ndjenje është ajo”, tregoi ai.

Faruk Kukaj, në një intervistë për Telegrafin duke rrëfyer vështirësitë që has çdo ditë në rrugët e Prishtinës dhe padinë ndaj kësaj komune

Tutje Kukaj thotë se edhe pse ishte dashur ta zbatonin ligjin administrativ për personat me nevoja të veçanta, shumë lokale në Prishtinë nuk e përfillin atë.

“Edhe pse do të duhet të ishin të obliguar ta zbatonin ligjin administrativ 08/2007 që është ende në fuqi që çdo objekt duhet të krijojë qasje për personat në karrocë. Kësisoj vendosa ta marr një hap më tutje pasi jam i diskriminuar prej shoqërisë dhe prej institucioneve, vendosa ta paditi Komunën e Prishtinës”, deklaroi Kukaj.

Mungesa e infrastrukturës për personat në rrugët e Prishtinës

Vështirësitë e kishin përcjellë edhe në Kuvendin e Kosovës, ku në të kishte pësuar edhe lëndime serioze kjo pasi në korridorin e Kuvendit iu kishte rrëzuar karroca dhe kishte pësuar gjakderdhje në tru.

“Përveç kësaj kam shkuar në Kuvendin e Kosovës, kam pasur të flas në Këshillin Nacional për personat me aftësi të kufizuar. Kur hyra në hollin e Kuvendit mu rrotullua karroca dhe si pasojë e kësaj kisha një lëndim të rëndë në kokë, dhe pastaj kisha gjakderdhje të madhe dhe çarje të kokës. Aty në ato momente ishte edhe zëvendës-kryeministri në atë kohë Lutfi Haziri, si dëshmitarë dhe pastaj më kanë dërguar në Emergjencë”, përfundoi ai.

Në Kosovë jetojnë 250.000 persona me nevoja të veçanta.10 për qind e popullatës së përgjithshme në Kosovë, llogaritet të jetë me nevoja të veçanta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori