Faruk Dakaj, e ka paditur Frashër Krasniqin e PSD-së për shpifje.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Dakaj përmes një shkrimi në Facebook, ku ka publikuar edhe padinë.

Sipas tij, Krasniqi ka shpifur ndaj Dakajt në debatin televiziv në t7, i cili edhe deponoi padi për shpifje në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Dakaj argumenton padinë e tij duke pretenduar se nuk është pronar i asnjë kompanie, për të cilën ka postuar edhe certifikatën e ARBK-së.

Dakaj pretendon se argumenton edhe për dy raste tjera të cilat sipas tij Frashër Krasniqi ka shpifur, është fjala për “Ndërtimin e shtratit të lumbardhit” në qytetin e Prizrenit dhe “Ndërtimi i Pishinës Olimpike” në Prizren.

Dakaj në padi kërkon dëmshpërblim me vlerë 50 mijë euro. Mjete këto të cilat do të shkojnë si donacion humanitar për trajtimin e personave me çrregullime psikike.