LAJMI I FUNDIT:

Faqja e internetit e liderit suprem të Iranit publikon një video të animuar – Trump vritet në një sulm me dron teksa luante golf në Florida

Faqja e internetit e liderit suprem të Iranit publikon një video të animuar – Trump vritet në një sulm me dron teksa luante golf në Florida

Faqja e internetit e liderit suprem të Iranit, Ayatollah Khamenei, ka publikuar një video të animuar që duket se tregon një robot që thërret në një sulm me dron për të vrarë ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, videoja e animuar ishte pjesë e një konkursi për të shënuar përvjetorin nga vrasja e gjeneralit iranian Qassem Soleiman më 3 janar 2020 nga një sulm me dron amerikan në Bagdad.


Videoja, e postuar të mërkurën në faqen e internetit të zyrës së Ayatollah Ali Khamenei, duket se tregon zotin Trump, në fushën e golfit në Mar-a-Lago, Florida, duke u shënjestruar në një sulm me dron.

Ajo pasqyronte një poster propagandistik vitin e kaluar që tregonte gjithashtu zotin Trump në një fushë golfi, duke bërë thirrje për hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Soleimani.

Në fillim të këtij muaji, presidenti i vijës së ashpër të Iranit, Ebrahim Raisi kërkoi që zoti Trump “të ndiqej penalisht dhe të vritej”.

“Nëse jo, po u them të gjithë liderëve amerikanë, mos dyshoni se dora e hakmarrjes do të dalë nga mëngët e umetit”, tha zoti Raisi, duke iu referuar komunitetit mbarëbotëror të myslimanëve.

Kjo nuk është hera e parë që regjimi iranian kërkon përndjekjen e zotit Trump dhe as një presidenti amerikan.

Vitin e kaluar, Irani i ka kërkuar Interpolit të lëshojë një “njoftim të kuq” për arrestimin e Presidentit Trump dhe 47 zyrtarëve të tjerë amerikanë, duke përmendur vrasjen në shënjestër një vit më parë të Qassem Soleimani, një gjeneral i fuqishëm iranian.

Interpoli u përgjigj se nuk merr në konsideratë kërkesat për një njoftim të kuq që janë të motivuara nga shqetësime politike ose ushtarake.

Kjo është hera e dytë që Irani kërkon ndihmë për arrestimin e presidentit amerikan. Presidenti i parë amerikan që Irani ka kërkuar të arrestohet ishte Ronald Reagan.

Ky është një veprim provokues në mes të bisedimeve të vazhdueshme ndërkombëtare në Gjenevë për programin bërthamor iranian. /Telegrafi/