Fantastike: Te Feronikeli ’74 debutoi 16-vjeçari Butrint Ademi ndaj Trepçës ’89

Talenti Butrint Ademi ka hyrë në histori të Feronikeli ’74 duke u bërë debutuesi më i ri.
Me vetëm 16 vjeç e 2 ditë, Ademi zhvilloi minuta në përballjen kundër Trepçës ’89.
Komunikata e plotë e skuadrës nga Drenasi:
“DEBUTIM HISTORIK!
Një moment i veçantë për klubin tonë! Në ndeshjen e fundit kunder KF Trepça 89 talenti ynë Butrint Ademi ka shkruar histori duke u bërë debutuesi më i ri në historinë e FC Feronikeli 74.
Butrinti ka debutuar me ekipin e parë në moshën 16 vjeç e 2 ditë, duke dëshmuar edhe njëherë se puna dhe përkushtimi i akademisë sonë po sjellin rezultate të mëdha.
Siç kemi theksuar edhe më herët, ne gjithmonë do t’i kemi sytë nga akademia e klubit, sepse besojmë fuqishëm në zhvillimin dhe promovimin e talenteve tone”, shkroi klubi.
Ndërkohë, Feronikeli ’74 mbetet në garë për inkuadrim në elitë duke qenë në pozitën e katërt me 59 pikë, tre më pak se lideri Dinamo./Telegrafi/




















































