Këngëtarja Enca Haxhia tregohet shumë e hapur me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me ta fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, duke mos hezituar të ekspozojë edhe linjat e saj të trupit.


Së fundmi, Enca u ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj që t’i parashtrojnë nga një pyetje në InstaStory, të cilave ajo më pas do iu përgjigjej.

enca 172808868 2856881677896765 6556085953407785894 n

Dhe një nga ndjekësit kishte parashtruar një pyetje shumë interesante, duke u shprehur: “Ti ishe shtatzënë, ku është, çfarë ndodhi?”.

Ndërkohë Enca e mori mjaft me sportivitet, duke u përgjigjur: “Duhet të jesh duke folur rreth shtatzënisë së ushqimit...Unë nuk do të jem aktualisht shtatzënë edhe të paktën për pesë vite besoj”.

encush

Enca përndryshe kohëve të fundit shijoi një udhëtim luksoz në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ajo është shprehur se është në përgatitje e sipër të një albumi të ri, të cilin shpreson ta nxjerr në shitje këtë verë. /Telegrafi/

enca 170032467 222406199668948 767180825398410279 n