Fansat kritikojnë figurën e re të dyllit të Beyonce në Madame Tussauds Orlando: Nuk i ngjan fare

Figura e re e dyllit e Beyonces në Madame Tussauds Orlando ka shkaktuar polemika mes fansave, të cilët pretendojnë se ajo nuk i ngjan këngëtares.
Me pamjen e saj inspiruar nga epoka "Cowboy Carter", statuja paraqet Beyoncen me xhinse, kapele kaubojsi dhe çizme me flamurin amerikan.
Megjithatë, shumë fansa shprehën zhgënjimin e tyre, duke thënë se figura duket më shumë si Victoria Monet apo reperja Lil Mama, shkruan DailyMail.
“Mendova se ishte Victoria Monet në shikim të parë”, komentoi një përdorues në rrjetet sociale.
Kjo nuk është hera e parë që figurat e dyllit të Beyonces përballen me kritika, pasi në të kaluarën, fansat kanë vënë në dukje mospërputhje me pamjen reale të këngëtares.
Në anën tjetër, Beyonce dhe Jay-Z thuhet se po shqyrtojnë masa ligjore kundër Kanye West pas një postimi kontrovers në rrjetet sociale, ku ai përdori gjuhë fyese ndaj binjakëve të tyre, Rumi dhe Sir.
Sipas burimeve, çifti e ka gjetur deklaratën e tij "vulgare dhe të papranueshme" dhe janë duke vendosur se si ta trajtojnë situatën.
Nga ana e saj, Kim Kardashian, ish-bashkëshortja e Kanye, është shprehur e tmerruar nga ky postim, duke shtuar se fëmijët nuk duhet të përfshihen në grindjet mes të rriturve. /Telegrafi/


















































