Filmi më i ri i Selena Gomez, “Emilia Perez”, ka ngjallur debat të madh mes fansave dhe kritikëve.

Muzikali thriller i Netflix, drejtuar nga Jacques Audiard, sjell Gomez në rolin e një gruaje dhe nëne, Jessi Del Monte, por ka përfunduar duke polarizuar publikun.


Disa kritikë në platforma si Reddit e quajtën filmin "më i keqi i vitit", duke e kritikuar për përdorimin e tropeve të diskutueshme dhe për atë që ata e konsideruan një përshkrim të mërzitshëm të tematikave të ndjeshme si identiteti gjinor dhe kultura meksikane, shkruan DailyMail.

92217137 14098565 Selena Gomez s latest film Emilia Perez has stirred a whirlwind  a 53 1731977256329

"Ndihesha sikur po shikoja një skemë të keqe të SNL", komentoi një përdorues.

Në kontrast, në Twitter pati reagime më pozitive, me disa që e vlerësuan filmin si "një simfoni emocionesh" dhe "muzikal i guximshëm dhe prekës".

92092919 14098565 The Netflix musical thriller directed by Jacques Audiard feature a 55 1731977256431

Fansat e përshëndetën regjinë e Audiard dhe guximin për të trajtuar tema komplekse, duke lavdëruar origjinalitetin e tij.

“Emilia Perez” duket se ka ndarë publikun në dy fronte: disa që e shohin si një përpjekje të dështuar dhe të tjerë që e cilësojnë një eksperiment artistik mbresëlënës. /Telegrafi/

92179147 14098565 On Reddit one user minced no words describing Emilia Perez as ge a 56 1731977256463

emilia 2