Liga Premier është liga me marketingun më të madh, ku lojtarët dhe klubet fitojnë shumë nga shitja e produkteve të tyre.

SportsDirect ka publikuar një listë me Top 15 fanellat më të shitua në Ligën Premier dhe në mesin e tyre është edhe ajo e Granit Xhakës.


Lojtari me më së shumti fanella të shitura është Paul Pogba dhe pas tij vjen Zlatan Ibrahimovic, të dy nga Manchester Unitedi.

Pastaj vijnë dyshja e Arsenalit, Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil, kurse pesëshja mbyllet nga Philippe Coutinho i Liverpoolit.

Më poshtë keni fotografinë dhe mund të shikoni 15 fanellat më të shtirua këtë sezon në Ligën Premier. /Telegrafi/

Fanella e Granit Xhakës është fanella e 15-të më e shitur në Ligën Premier.

telegrafi sport app