LAJMI I FUNDIT:

Familjet e skemës sociale në Kosovë jetojnë me 1 euro në ditë, kriza ekonomike ka “zhdukur” shtresën e mesme të popullësisë

Familjet e skemës sociale në Kosovë jetojnë me 1 euro në ditë, kriza ekonomike ka “zhdukur” shtresën e mesme të popullësisë
Foto: Ilustrim

Ç’rregullimi i zinxhirit të furnizimit global si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe luftës në Ukrainë e ka prekur Kosovën dukshëm për shkak të importit të lartë.

E një gjë e tillë ka ndikuar te shumë familje në Kosovë, të cilat të vetmet të ardhura i kanë nga skema për ndihma sociale e cila financohet nga buxheti shtetëror.


Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vebi Mujku ka thënë për Telegrafin, se një familje e cila është përfituese e skemës sociale në Kosovë, aktualisht jeton me një mesatare prej 1.13 euro në ditë.

“Një person nga familja përfituese nga skema e ndihmës sociale në Kosovë sot jeton me një mesatare prej 1.13 euro në ditë. Nëse familja është dy anëtarëshe jeton me 1.66 cent në ditë, sepse përfiton 90 euro në muaj nga SNS. Nëse familja është 5 anëtarësh përfiton 150 euro në muaj nga SNS apo 1 euro për anëtarë në ditë. Nëse familja është 9 anëtarësh përfiton 180 euro në muaj apo 0.66 euro për anëtarë në ditë. Një shërbyes civil me pagë 400 euro në muaj, me 5 anëtarë të familjes, merr 2.66 euro në ditë për anëtarë të familjes, 150 euro minimum shpenzime komunale, ujë mbeturina, ngrohje, internet dhe 1/3 e pagës në kredi në shumicën e rasteve”, tha ai.

Sipas tij, me rritjen e inflacionit dhe krizës ekonomike në Kosovë, është zhdukur tërësisht shtresa e mesme e popullsisë. Mujku vlerëson se shtresa e mesme tani ka kaluar në shtresën e varfër të popullsisë.

Vebi Mujku – Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë

“Mungesa e edukimit mundet me qenë një ndër faktorët kryesor, pasi që shumë nga personat kanë mungesë të përgatitjes shkollore, nuk ndjekin shkollat profesionale dhe për pasojë ka mungesë të angazhimit në punë. Varësia nga skemat e shumta sociale dhe mjetet e diasporës kanë lënë shumë familje në varësi, dhe kjo ndikon drejtpërdrejt edhe te gjeneratat e reja tek fëmijët e këtyre familjeve. Kohët  e fundit kriza ekonomike dhe shtrenjtimi tej mase i produkteve bazike dhe jo vetëm, pothuajse ka eliminuar shtresën e mesme krejt, dhe edhe ato familje që kanë qenë shtresë e mesme kanë kaluar në të varfër”, tha ai.

Siç thekson Mujku, një familje 4 antarëshe për t’i mbuluar nevojat personale duke përfshirë këtu edhe produktet ushqimore, i nevojiten 300 euro në muaj.

“Meqenëse ende nuk është përcaktuar shporta bazike e konsumit, sipas disa analizave personale një familje 4 anëtarësh vetëm për produkte ushqimore i nevojitet rreth 300 euro në muaj, në mënyrë që të përmbushë sasinë e vlerave ushqimore që kërkohen për trupin e njeriut”, theksoi ai për Telegrafin.

Mujku vlerësoi se nëse vazhdon lufta në Ukrainë edhe më tutje, kriza në Kosovë do të thellohet në vitet e ardhshme.

“Nëse vazhdon edhe me tutje lufta në Ukrainë dhe hapen edhe vatra tjera të luftës, me siguri se kriza do të thellohet edhe më tej, sepse Kosova varet shumë nga eksporti i pothuajse gjitha produkteve ushqimore dhe jo ushqimore”, përfundoi ai.

Në sistemin e ndihmës sociale të Kosovës përfshihen rreth 20 skema që synojnë grupe të caktuara. E vetmja skemë e ndihmës sociale e cila prek një grup më të gjerë të shoqërisë është ajo e pensionit bazik, e cila financohet nga buxheti shtetëror dhe përfshin të gjithë qytetarët e Kosovës prej moshës 65-vjeçare. Për të gjitha skemat tjera, përfituesi duhet të plotësojë kritere të caktuara.

Të gjitha skemat sociale, përfshirë ndihmën sociale, i kushtojnë buxhetit shtetëror mbi 400 milionë euro në vit, ku mesatarisht vetëm 32 milionë prej tyre shkojnë për ndihma sociale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori