Familja në Turqi ka tre breza që transformon mbeturinat e drurit në art

Në Isparta të Turqisë, familja Sezer po ruan një traditë të veçantë duke kthyer mbeturinat në vepra arti përmes përpunimit të drurit.
Themeluesi i punishtes, Mehmet Fatih Sezer, prej më shumë se 60 vitesh i është përkushtuar këtij zanati dhe ka arritur ta transmetojë atë tek brezat e rinj.

E djali i tij, Vedat Can Sezer, pas daljes në pension është rikthyer për të vazhduar punën, duke ricikluar materiale të ndryshme dhe duke kontribuar në ekonominë familjare.

Në punishte, objekte të hedhura si degë pemësh apo enë të vjetra marrin jetë të re përmes kreativitetit dhe mjeshtërisë.

Familja organizon edhe aktivitete për të rinjtë, duke i nxitur të largohen nga varësia digjitale dhe të përfshihen në punë krijuese.

Ndërkohë, përfaqësuesja e gjeneratës së tretë, Ceren Sezer, thekson rëndësinë e riciklimit dhe ndërgjegjësimit mjedisor për të ardhmen. /AA/Telegrafi/




















































