LAJMI I FUNDIT:

Familja e nëntëvjeçarit që vdiq në festivalin “Astroworld” refuzon ofertën e Travis Scott për të paguar funeralin: Duhet të mbajë përgjegjësi për tragjedinë

Familja e nëntëvjeçarit që vdiq në festivalin “Astroworld” refuzon ofertën e Travis Scott për të paguar funeralin: Duhet të mbajë përgjegjësi për tragjedinë
Foto: Getty Images

Familja e Ezra Blount, viktimës më të re të festivalit “Astroworld”, ka refuzuar ofertën e reperit Travis Scott për të paguar funeralin e nëntëvjeçarit.

Duke iu përgjigjur letrës së Scott që shprehte keqardhje për vdekjen e Ezras dhe një ofertë për të mbuluar shpenzimet e funeralit të djalit, avokati i familjes Blount Bob Hilliard shkroi: “Oferta e klientit tuaj është refuzuar. Nuk kam dyshim se ndjen keqardhje. Ai duhet të përballet dhe shpresojmë të shohë se ai mban një pjesë të përgjegjësisë për këtë tragjedi”.


Më 5 nëntor, në koncertin e artistit amerikan të mbajtur në Houston si pasojë e turmës së madhe, mbetën të vdekur dhjetë persona e shumë të tjerë të plagosur.

Ezra Blount vdiq në koncertin e Travis Scott

Më shumë se 50,000 njerëz ishin mbledhur në vendin e ish-parkut të Houston ‘Six Flags’.

Avokati i Travis, Daniel Petrocelli, ia dërgoi letrën Hilliardit dhe këshilltarit të tij, Ben Crump të mërkurën e kaluar (24 nëntor).

Nëntëvjeçari Ezra Blount, viktima e dhjetë në festivalin "Astroworld"
Lexo po ashtu Nëntëvjeçari Ezra Blount, viktima e dhjetë në festivalin "Astroworld"

“Travis është i shkatërruar nga tragjedia që ndodhi në Festivalin Astroëorld dhe ndihet keq për familjet, të dashurit e të cilëve vdiqën ose u plagosën”, thuhej në letrën e Petrocellit.

Festivali “Astroworld”

“Travis është i përkushtuar të bëjë pjesën e tij për të ndihmuar familjet që janë të përfshirë në këtë dhe për këtë qëllim dëshiron të paguajë për shpenzimet e funeralit për djalin e Blount”.

Avokati pretendoi se pranimi i ofertës së klientit të tij nuk do të kishte asnjë ndikim në padinë e ngritur nga babai i Ezras, Treston Blount, kundër Scott dhe të tjerëve.

Festivali “Astroworld”

Ezra ndodhej në krahët e të atit kur u rrëzua për shkak të turmës së madhe dhe në atë moment u shkel. Njoftimi për vdekjen e tij erdhi derisa po trajtohej në spital. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Magazina

"Nuk ia kisha dëgjuar kurrë as emrin", Diola Dosti tregon se si nisi lidhjen me Erolld Belegun dhe nëse e kishte takuar më parë

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Kalo në kategori