LAJMI I FUNDIT:

Falja e tatimit në pronë, LDK bojkoton seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës

Falja e tatimit në pronë, LDK bojkoton seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës

Asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal e cila po mbahet këtë të enjte, ku po diskutohet për faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 për kryeqytetin.

Në seancë nuk po merr pjesë as kryesuesi i Kuvendit Komunal nga LDK-ja, Pëllumb Bajçinovci e as kryetari Përparim Rama.


Të pranishëm në seancë janë asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë propozuar faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 deri në vlerë 100 euro.

Rama del me një propozim për faljen e tatimit në pronë, kërkon nga asamblistët që ta miratojnë
Lexo po ashtu Rama del me një propozim për faljen e tatimit në pronë, kërkon nga asamblistët që ta miratojnë

Po ashtu, në seancë po marrin pjesë edhe asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe të NISMA-s.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ditë më parë mori vendim sa i përket çështjes së faljes së tatimit në pronë.

Sipas këtij vendimi, komunat duhet të vendosin vetë për faljen e tatimit në pronë dhe se Ligji i kontestuar nga komunat nuk është në kundërshtim me ligjin e pushtetit lokal.

E tashmë disa prej komunave kanë marrë vendim për të falur borxhin për tatimin në pronë.

Ndonëse Komuna e Prishtinës ende nuk e ka marrë një vendim të tillë, kryetari i saj, Përparim Rama, ditë më parë ka dalë me një propozim.

Rama ka propozuar që çdo ndryshim i vlerës së tatimit në pronë nga viti 2022 në vitin 2023, prej 0 deri në 100 euro të falet.

“Pra, nëse një pronë ka pasur tatimin 50 euro në vitin 2022 dhe në vitin 2023 është kalkuluar ta ketë 70 euro, atëherë falja do të jetë 20 euro. Nëse një pronë ka pasur tatimin 120 euro në vitin 2022 dhe në vitin 2023 është kalkuluar ta ketë 300 euro, atëherë falja do të jetë 100 euro”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, ky propozim do t’u ndihmojë të gjithë qytetarëve të Prishtinës, dhe nuk do të dëmtojë qëndrueshmërinë buxhetore të Kryeqytetit.

“Njëherësh, nuk do të cenojë mundësinë e zhvillimit dhe transformimit të mirëfilltë të Kryeqytetit për të mirën e të gjithëve, prandaj lus secilin asamblist, pa dallim, që në seancën e radhës të votojë PËR! Formula e propozuar: ‘=IF(C5-B5>0,IF(C5-B5>100,100,C5-B5),0)”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori