LAJMI I FUNDIT:

Faktorët të cilët shkaktojnë demencën, mund t’i pengoni

Faktorët të cilët shkaktojnë demencën, mund t’i pengoni
Hope

Numri i njerëzve të cilët do të sëmuren nga demenca deri në vitin 2050 do të trefishohet dhe do të përfshijë 131 milionë njerëz, vlerëson Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO)

Arritja e njohurive të reja, ushqimi i shëndetshëm, mospirja e duhanit, ulja e problemeve me të dëgjuarit dhe vetmia do të mund të zvogëlojnë për një të tretën numrin e rasteve të demencës, tregon studimi, rezultatet e të cilët janë publikuar para pak ditësh.


Në analizat gjithëpërfshirëse faktorë të ndryshëm të cilët shkaktojnë demencën, shkencëtarët kanë vënë në pah nëntë syresh të cilët janë të rëndësisë së veçantë, transmeton Telegrafi.

Këta faktorë përfshijnë:

▪ pushimin e arsimimit të mëtejshëm pas moshës 15-vjeçare,
▪ problemin e shtypjes së lartë të gjakut,
▪ peshën e tepërt trupore
▪ humbjen e të dëgjuarit në moshën e mesme të jetës,
▪ pirjen e duhanit
▪ depresionin
▪ joaktivitetin fizik,
▪ izolimin shoqëror dhe,
▪ diabetin në moshën e shtyrë të jetës.

“Edhe pse demencia diagnostikohet në moshën e shtyrë, ndryshimet në tru fillojnë të zhvillohen vite më parë”, thotë Gill Livingston, profesor i Kolegjit të Universitetit të Londrës dhe njëri ndër 24 ekspertët ndërkombëtarë të cilët revista shkencore Lanceti ka angazhuar ta bëjnë analizën.

Sipas vlerësimeve të fundit të Shoqatës Ndërkombëtare të të Sëmurëve nga Alzheimeri, rreth 47 milionë njerëz në botë vuajnë nga demenca, ndërkaq shpenzimet për shërimin e kësaj sëmundjeje kapin shumën miliardëshe në vit.

Kjo shenjë e demencës mund të shfaqet 16 vjet para diagnozës
Lexo po ashtu Kjo shenjë e demencës mund të shfaqet 16 vjet para diagnozës

Demenca e shkaktojnë sëmundjet e trurit, nga të cilat më e shpeshta është sëmundja e Alzheimerit, e cila rezulton me shkatërrimin e qelizave të trurit gjë që ndikon në kujtesë, sjellje, orientim dhe gjeturi në hapësirë, si edhe në aftësinë e zbatimit të aktiviteteve të përditshme.

Ekspertët kanë konstatuar që te 35 për qind e rasteve të demencias, të cilat kanë mundur të pengohen, janë tre faktorët më të rëndësishëm të rrezikut ndaj të cilët do të duhej të ndikonin: ngritja e arsimimit në moshën e re, zvogëlimi i problemeve me të dëgjuarit në moshën e mesme të jetës dhe ndërprerja e pirjes së duhanit.

Ndërprerja e pirjes së duhanit zvogëlon ekspozimin ndaj neurotoksineve dhe përmirëson shëndetin e zemrës e cila ndikon në shëndetin e trurit, theksojnë ekspertët. /Telegrafi/