LAJMI I FUNDIT:

Fadil Shishani kërkon falje në Apel: Nuk doja të vrisja (Video)

Fadil Shishani kërkon falje në Apel: Nuk doja të vrisja (Video)

Ish-polici Fadil Shishani, i akuzuar se qëlloi me armë drejt gjyqtarit Shefqet Baleci, kërkoi falje në Gjykatën e Apelit.

“Më vjen keq për atë që ka ndodhur. Unë nuk kam pasur për qëllim ta vras askënd atë ditë dhe këtu kërkoj falje publike”, tha Shishani para Kolegjit të Apelit ku u shqyrtua ankesa e avokatit të tij dhe Prokurorisë ndaj vendimit të gjykatës themelore.


Për sulmin me armë ndaj gjyqtarit Baleci dhe disa zyrtarëve policorë, Shishani në qershor të këtij viti u dënua nga Gjykata Themelore në Prishtinë me katër vjet e 10 muaj burg, si dhe me 1.000 euro gjobë, ndërsa djali i tij Shkëmbi që kërcënoi policët me armë mori dënimin prej nëntë muaj burg dhe 600 eurove gjobë.

Fadil Shishani akuzohej për vrasje të rëndë në tentativë, ndërsa djali i tij për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Aktakuza e prokurorisë e ngarkonte Shishanin se në qershor të vitit 2015 ka tentuar t’i privojë nga jeta gjyqtarin Shefqet Baleci dhe zyrtarët policorë Mehmet Cakiqi e Afrim Pirraku. /kallxo/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori