LAJMI I FUNDIT:

Facebook dhe Instagram mund të tërhiqen nga Evropa, duke braktisur 410 milionë përdorues!

Facebook dhe Instagram mund të tërhiqen nga Evropa, duke braktisur 410 milionë përdorues!

Rregullatorët evropianë të tregut e kanë goditur rrjetin e madh social Facebook edhe një herë tjetër. Kësaj radhe Facebook është përgjigur me kërcenimin se mund të largohet tërësisht nga tregu evropian.

Sado që tingëllon e pabesueshme, kompania e bazuar në Menlo Park të Kalifornisë nuk e përjashton mundësinë e tërheqjes nga tregu evropian.


Sipas Vice.com autoritetet evropiane kanë plane që t’ia pamundësojnë gjigantit Facebook për të transferuar të dhënat e përdoruesve evropian në SHBA. Tani gjiganti i teknologjisë po kërcënon të tërheqë shërbimet e saj nga më shumë se 400 milionë përdorues evropianë.

Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave vendosi muajin e kaluar që Facebook nuk duhet të “transferojë” të dhëna private nga përdoruesit e saj të BE në Shtetet e Bashkuara, por t’i ruajë ato në serverat evropian. Vendimi u mor nga frika se të dhënat do të monitoroheshin nga qeveria amerikane.

Nëse një vendim i tillë zbatohet me të vërtetë, pasojat për konsumatorët dhe kompanitë në Evropë mund të jenë katastrofike, thonë nga Facebook në procesin gjyqësor që ata ngritën në Gjykatën e Lartë në Irlandë.

Në një gjykatë në Dublin, Facebook tha se një vendim nga Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave të Irlandës (DPC) do ta detyronte kompaninë të tërhiqte aksionet dhe të linte në baltë 410 milionë njerëz që përdorin Facebook dhe Instagram.

Rregullatori irlandez nuk pranoi të komentojë për VICE News. Facebook mohon se po përpiqet të detyrojë rregullatorin të ndryshojë vendimin e tij me një kërcënim me tërheqjen e shërbimeve të tij nga kontinenti evropian.

Në trend Teknologji

Më shumë
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
A janë robotët

A janë robotët "miqtë apo armiqtë tanë"? Ja çfarë mendojnë njerëzit në disa pjesë të botës

Teknologji
Aplikacioni WhatsApp po merr një chatbot me AI

Aplikacioni WhatsApp po merr një chatbot me AI

Teknologji
DJI prezantoi dronin Avata 2, më i mirë dhe më i lirë se paraardhësi i tij

DJI prezantoi dronin Avata 2, më i mirë dhe më i lirë se paraardhësi i tij

Teknologji
Kalo në kategori