LAJMI I FUNDIT:

Facebook do ta sjellë së shpejti CatchUp, aplikacionin e ri vetëm për thirrje

Facebook do ta sjellë së shpejti CatchUp, aplikacionin e ri vetëm për thirrje

New Product Experimentation Team ka bërë të ditur se do ta sjellë së shpejti, një aplikacion të ngjashëm me Houseparty, por vetëm për thirrje dhe jo edhe video komunikime.

CatchUp është një aplikacion që shkarkohet falas, iu mundëson përdoruesve të sheh se kush është në dispozicion për bisedë dhe të bëjë ftesa individuale, apo edhe grupore, transmeton Telegrafi.


Ky aplikacion është në pronë të Facebook, mirëpo vepron si i ndarë dhe nuk ka nevojë për ndonjë llogari në Facebook apo platforma tjera në pronësi të saj, për të komunikuar me të.

Për dallim nga forma se si funksionon Facebook, ku duhet t’i takoni miqtë dhe t’i shtoni në listë, në CatchUp mundësohet që të kërkohen kontaktet në telefon dhe të krijohet lista nga aty.

Kjo nuk nënkupton se çdo i afërm i juaji mund t’ju thërret, pasi që këtë mund ta bëjnë vetëm ata që e kanë shkarkuar aplikacionin.

Raportohet se Facebook është duke e testuar këtë aplikacion në Shtetet e Bashkuara, si në iOS ashtu edhe në Android.

Vetëm se nuk është bërë e ditur, se kur do të lansohet kjo mundësi komunikimi, që është shumë klasike, por në këtë formë mund të bëhet edhe më praktike. /Telegrafi/