LAJMI I FUNDIT:

Facebook pritet të shpenzojë deri në një miliard dollarë, për të blerë një kompani që ua mundëson të kontrolloni kompjuterët me mendjen tuaj

Facebook pritet të shpenzojë deri në një miliard dollarë, për të blerë një kompani që ua mundëson të kontrolloni kompjuterët me mendjen tuaj

Facebook është duke punuar në blerjen e një kompanie, që prodhon një shirit elektronik që vendoset në dorë, për t’ju mundësuar përdoruesve të shpërndajnë fotografi në rrjetet sociale, të klikojnë në butonin e miut të kompjuterit të tyre dhe të kryejnë veprime tjera kompjuterike vetëm duke i menduar.

Në një njoftim që ka bërë të hënën Facebook, transmeton Telegrafi, thuhet se është duke u interesuar për CTRL-Labs, që është një kompani e re, e themeluar para katër vitesh, për të punuar në atë që njihet si “informatikë e trurit”. Raporti i shpërndarë nga Bloomberg, pretendon se Facebook pagoi nga 500 milionë deri në një miliard dollarë, për të blerë këtë kompani.


“Vizioni i kësaj pune, është që t’ju mundësojë njerëzve të kontrollojnë pajisjet, si shtrirje e lëvizjeve natyrore”, ka thënë zyrtari i lartë në Facebook, Andrew Bosworth në blogun e tij.

Marrëveshja shënon një hap të madh të Facebook, lidhur me ambiciet që ka në zhvillimin e teknologjisë që llogaritë në tru, gati tri vjet pasi tregoi këto plane në një konferencë, por më pas nuk u tha më asgjë. Derisa shiriti i CTRL-Labs është ende një prototip dhe ende shumë vite larg që të bëhet realitet, thuhet se Facebook nuk ka hequr dorë nga koncepti, megjithëse ky rrjet social përballet me kontroll të ashpër nga qeveria dhe disa rregullatorë.

Sipas Business Insider, sjellë Telegrafi, Facebook është në mesin e shumë kompanive tjera të mirë financuara, që mundohen të krijojnë sisteme të kontrollit përmes trurit, sikur në fantastikën shkencore. Gjatë muajit korrik, drejtori i përgjithshëm në Tesla, Elon Musk ka bërë të ditur se Neuralink, kompania që e themeloi vet, do të jetë e “gatshme për gjykime njerëzore deri më 2020”. CRTL-Labs me bazë në New York, ka grumbulluar 60 milionë euro nga mbështetësit, përfshirë EV që është krahu investues në Google, Amazon Alex Fund dhe Lux Capital.

Shiriti i CTRL-Labs që thuhet se mund të lexojë trurin

Kompania i përshkruan produktet e veta, si një “platformën joinvazive e ndërlidhjes nervore”. Thomas Reardon është themeluesi dhe drejtori i përgjithshëm i CTRL-Labs, që do të bashkëpunojë me Facebook dhe të del jashtë New Yorkut, për një marrëveshje që do të përfshijë pronësinë intelektuale të kompanisë. Nuk është bërë e ditur menjëherë, nëse edhe një pjesë e CTRL-Labs, që ka të punësuar një numër të konsiderueshëm njerëzish, do t’i bashkohet se pjesë e kësaj marrëveshje. Një përfaqësues i Facebook, i ka thënë Business Insider se kushdo që është i interesuar t’i bashkohet Facebook, është “absolutisht i mirëpritur”.

Shiriti i dorës ‘dekodon’ signalet që i lëshojnë neuronet e përdoruesit CTRL-Labs do të bëhet pjesë e Reality Labs që funksionon brenda Facebook-ut, ndërsa zhvillon projekte si syzet e realitetit të shtuar. Bosworth ka bërë të ditur se teknologjia e CTRL-Labs, do të jetë e dobishme në realitetin virtual dhe aplikacionet e realitetit të shtuar. Shiriti është i dizajnuar për të ‘dekoduar’ nga neuronet e palcës kurrizore, që i tregojnë muskujve të trupit të njeriut, se si duhet të lëvizin. Sinjalet, transmeton Telegrafi, do të përkthehen në sinjale digjitale, që një pajisje mund t’i kuptojë, ka bërë të ditur Bosworth.

Ky shirit, shtoi ai “do të kapë qëllimet tuaja, për të shpërndarë një fotografi me ndonjë mik tuajin duke përdorur një lëvizje të padukshme”. Shfrytëzimi i këtij shiriti për dorë, nuk do të bëhet brenda një kohe, bazuar në njoftimin e një përfaqësuesi të Facebook, që ka thënë se është disa vjet larg të qenit në dispozicion për konsumatorët. Ndërsa drejtuesi i CTRL-Labs, Thomas Reardon e ka demonstruar se si funksionon teknologjia e këtij shiriti që mund të kontrollojë kompjuterët me mendjen e përdoruesit, me shumë lehtësi. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Netflix nuk do të zbulojë numrin e abonentëve dhe sa para fiton

Netflix nuk do të zbulojë numrin e abonentëve dhe sa para fiton

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Google do të prezantojë përditësime të mëdha të Inteligjencës Artificiale në eventin I/O

Google do të prezantojë përditësime të mëdha të Inteligjencës Artificiale në eventin I/O

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
Më shumë reklama po vijnë në Instagram

Më shumë reklama po vijnë në Instagram

Teknologji
Kalo në kategori