LAJMI I FUNDIT:

Facebook po teston kodimin e thirrjeve sekrete audio dhe video, si mënyrë për të rritur privatësinë në aplikacion

Facebook po teston kodimin e thirrjeve sekrete audio dhe video, si mënyrë për të rritur privatësinë në aplikacion

Facebook është shpesh objektivi i shqetësimeve të privatësisë.

Në fillim të këtij viti, kompania u zbulua se paguan njerëzit deri në 20 dollarë në muaj në këmbim të fitimit të qasjes gjithëpërfshirëse në telefonat e tyre.


Si pasojë, në muajt e fundit, kompania ka filluar të ndërmarrë hapa drejt sigurimit të një mjedisi më privat në platformë.

Dhe sipas hulumtueses së aplikacioneve Jane Manchun Wong, Facebook tani ka filluar të testojë një veçori tjetër të drejtuar drejt privatësisë.

Aktualisht, mënyra e bisedave sekrete të vendosura brenda Facebook Messenger kodon vetëm mesazhe me tekst dhe nuk mbështet të njëjtën gjë për thirrjet audio ose video.

Karakteristikat e tjera të pambështetura, janë mesazhet në grup, GIF dhe pagesat online.

Por tani, sipas Wong, Facebook ka filluar të testojë kriptimin për thirrjet audio dhe video në bisedat sekrete.

Testimi i thirrjeve audio dhe video të koduara në Facebook në këtë mënyrë të veçantë nuk nënkupton që thirrjet e rregullta audio dhe video përmes platformës do të jenë gjithashtu të koduara. /Telegrafi/