LAJMI I FUNDIT:

Facebook po sjell dizajnin e ri në qetësi, përfshin modalitetin e errët dhe ka pamje tjetër

Facebook po sjell dizajnin e ri në qetësi, përfshin modalitetin e errët dhe ka pamje tjetër

Facebook ka prezantuar qetësisht një ndërfaqe të re për përdoruesit me pamje të re në desktop, e cila gjithashtu sjell modalitetin e errët.

Disa përdoruesve tashmë u është dhënë qasje testimi në versionin e ri të faqes.


Dizajni i ri u njoftua për herë të parë në Prill 2019, dhe nuk është e qartë pse faqja ka marrë kaq shumë kohë për të filluar lansimin.

Versioni i ri ndryshon paksa logon, duke e bërë sfondin e kaltër në formë të rrethit në vend të katrorit, dhe ka edhe një ngjyrosje pak më të lehtë të së kaltrës.

Ata që janë ftuar të provojnë versionin e ri të Facebook, gjithashtu mund të zgjedhin midis sfondit standard të bardhë dhe sfondit të ri në modalitetin e errët, të ngjashëm me ato që janë bërë të njohura në shumë aplikacione të tjera gjatë muajve të fundit.

Në deklaratën e parë të prillit, Facebook tha: “Ne sapo njoftuam një dizajn të ri, të ri për Facebook që i bën komunitetet po aq qendrore sa miqtë. FB5 është më i thjeshtë, më i shpejtë, më përfshirës dhe e bën më të lehtë gjetjen e asaj që po kërkoni dhe arritjen tek tiparet tuaja më të përdorura.”

Ridizajni mund të ketë për qëllim t’i jap Facebook-ut një shansë të re në një kohë kur shumica e titujve që ka krijuar ndërmarrja kanë qenë jashtëzakonisht negative.

Pak kohë më parë, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, dukej të pretendonte se platforma e tij mund të kishte parandaluar Luftën në Irak. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Kalo në kategori