LAJMI I FUNDIT:

Facebook planifikon të bashkojë Instagram, Messenger dhe WhatsApp (Foto)

Facebook planifikon të bashkojë Instagram, Messenger dhe WhatsApp (Foto)

Rrjeti social Facebook, nën pronësinë e së cilit janë Instagram, Messenger dhe WhatsApp planifikon t’i bëjë bashkë këto shërbime komunikimi.

New York Times raporton se nëse realizohet ky projekt, atëherë për herë të parë shfrytëzuesit e këtyre rrjeteve, mund të komunikojnë së bashku përmes një platforme, transmeton Telegrafi.

Secila prej aplikacioneve do të mbetet e njëjtë, vetëm se Facebook planifikon ta krijojë një sistem të veçantë komunikimi, ndërmjet të gjithë shfrytëzuesve.

Kompania është në fazat e para të këtij projekti, që planifikon ta përfundojë në fund të këtij vitit apo në fillim të vitit 2020. Kur të përfundojë, atëherë mundëson që një shfrytëzues i Facebook t’i dërgojë mesazhe private te një tjetër që shfrytëzon WhatsApp.

Askush nuk do t’i sheh këto mesazhe, pos dërguesit dhe pranuesit, ndërsa do të punohet që të mos ketë ndonjë rrjedhje të mundshme.

Raporti pretendon se mijëra punëtorë do të angazhohen në avancimin e këtij sistemi, për ta thjeshtuar dhe krijuar lidhje sa më të lehta mes tyre.

“Po punojmë që ta lehtësojmë komunikimin mes familjarëve dhe miqve, nëpër të gjitha rrjetet” ka thënë një zëdhënës në Facebook, duke shtuar se është një proces i gjatë.

Ky projekt besohet se është krijuara, në mënyrë që Facebook t’i mbajë edhe më tutje shfrytëzuesit pranë vetës, në kohën kur ka shpërthyer skandali i rrjedhjes së të dhënave dhe mungesës së mbrojtje së privatësisë.

Rrjetin për shkëmbim fotografish Instagram, Facebook e ka blerë më 2012 për një miliardë dollarë, teksa për ta blerë WhatsApp ka paguar në vitin 2014, jo më pak se 16 miliardë dollarë. /Telegrafi/