LAJMI I FUNDIT:

Facebook për herë të parë në histori shënon rënie të përdoruesve aktiv ditor

Facebook për herë të parë në histori shënon rënie të përdoruesve aktiv ditor

Rrjeti social Facebook ka regjistruar rënie të numrit ditor të përdoruesve aktiv – për herë të parë në historinë 18-vjeçare të kësaj kompanie.

Kompania simotër e Meta Networks, Facebook, ka njoftuar se numri i përdoruesve ditor aktiv ka rënë në 1,9 miliardë muajit të fundit, për dallim nga dhjetori i vitit të kaluar që ishte 2 miliardë, transmeton Telegrafi.


Kjo kompani gjithashtu zbuloi se është zvogëluar rritja e të hyrave, derisa po ballafaqohet me konkurrencën që e bëjnë rivalët siç është TikTok dhe YouTube, e përdoruesit kanë shpenzuar edhe më pak para.

Aksionet e Meta kanë rënë për më shumë se 20 për qind, e kjo rezultoi me humbjen e vlerës në treg, që sillet rreth 200 miliardë dollarë.

Megjithatë, ka ardhur deri te një rënie e madhe e vlerës së platformave tjera në mesin e të cilave janë edhe Twitter, Snap dhe Pinterest.

Drejtori dhe themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka deklaruar se rënia është rezultat i faktit që opinioni në veçanti përdoruesit e rinj kanë braktisur Facebook, dhe kanë kaluar te rivalët. /Telegrafi/