LAJMI I FUNDIT:

Facebook lanson në vjeshtë tabletin Portal për realizimin e video lidhjeve

Facebook lanson në vjeshtë tabletin Portal për realizimin e video lidhjeve

Versioni ri i tabletit Portal, mund të vijë në vjeshtë dhe Facebook po punon që të jetë sa më i përgaditur.

Në këtë pajisje të re, me të cilën mund të bëhen video lidhje, si dhe mund të lidhet me televizion dhe të ofrojë edhe mundësi transmetimi, transmeton Telegrafi.


The Information ka bërë të ditur, se Facebook ka komunikuar me Hulu, Disney, HBO, Netflix dhe Amazon, që Portal të jetë sa më i fuqishëm dhe praktik.

Derisa gjenerata e parë e Portal, ishte më shumë për komunikim me video lidhje dhe nuk është kërkuar aq shumë në treg, njëjtë nuk pritet të ndodhë edhe me gjeneratën e dytë.

Megjithëse kompania Facebook nuk ka bërë të ditura detajet, thuhet se po punohet që Portal të ofrojë shumë mundësi dhe përdoruesit të ndahen shumë të kënaqur. /Telegrafi/