LAJMI I FUNDIT:

Facebook arrin në 2 miliardë përdorues, YouTube e dyta me 1.5 miliardë (FOTO)

Facebook arrin në 2 miliardë përdorues, YouTube e dyta me 1.5 miliardë (FOTO)

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook që lidh njerëzit anekënd botës sot ka njoftuar se ka arritur në 2 miliardë përdorues. Kjo shifër marramendëse e përdoruesve është konfirmuar edhe nga vetë themeluesi i rrjetit social, Mark Zuckerberg.

“Në këtë mëngjes, Facebook ka 2 miliardë përdorues” ka thënë Zuckerberg. Është nder tu shërbejmë, ka thënë më tej njeriu i parë që krijoi gjigantin social, i cili edhe në vendin tonë raportohet se ka mbi 1 milionë përdorues aktivë.

Me 2 miliardë njerëz, Facebook është rrjeti më i madh social, duke lënë pas shërbimin e famshëm të videove, YouTube me mbi 1.5 miliardë përdorues, aplikacionin WeChat me 889 milionë përdorues, rivalin Twitter me 328 milionë dhe Snapchat me 255 milionë llogari aktive.