LAJMI I FUNDIT:

Fabrizio Romano e konfirmon: Arne Slot do të jetë zëvendësuesi i Jurgen Kloppit tek Liverpooli

Fabrizio Romano e konfirmon: Arne Slot do të jetë zëvendësuesi i Jurgen Kloppit tek Liverpooli

Që prej se Jurgen Klopp njoftoi për vendimin e tij final për largim nga Liverpooli në fund të sezonit aktual, një sërë kandidatësh u përmendën si zëvendësues të tij potencial në stol.

Emra si Ruben Amorim, Roberto De Zerbi dhe Xabi Alonso, ishin opsione të cilat besohej se njëri prej tyre do të bëhej trajneri i ri i Liverpoolit, megjithëse nuk qëndron kështu.

Gjatë ditëve të fundit u raportua se Liverpooli po e konsideron seriozisht emërimin e trajnerit të Feyenoordit, Arne Slot, në krye të klubit, dhe tashmë gjithçka është zhvilluar me hapa të shpejt.


Slot në një prononcim për media kishte deklaruar për dëshirën e tij të qartë për t’u bërë trajner i klubit anglez, në pritje të dy klubeve për të gjetur një marrëveshje lidhur me shumën e kompensimit që do të paguhet nga “Të Kuqtë”.

Sot (e premte) gazetari Fabrizio Romano ka konfirmuar zyrtarisht se Arne Slot do të jetë trajneri i ri Liverpoolit, pasi të dyja ekipet kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Sipas tij është arritur marrëveshja lidhur me kompensimin si dhe detajet e fundit që kishin mbetur për t’u pajtuar lidhur me kontratën e Slot./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Kalo në kategori