LAJMI I FUNDIT:

Fabrika e ujit në Vushtrri vuan mungesën e rrymës për 46 orë brenda një muaji (Video)

Fabrika e ujit në Vushtrri vuan mungesën e rrymës për 46 orë brenda një muaji (Video)

Për një muaj, fabrika e përpunimit të ujit në Balincë të Vushtrrisë, ka pasur reduktime te shumta të rrymës.

Vetëm për një muaj kanë pasur mungesë të energjisë elektrike mbi 46 orë, çka po i shkakton probleme të mëdha kësaj fabrike.


Menaxheri i kësaj fabrike Bekim Rushiti thotë se janë problem i madh për prodhimin e ujit.

“Kemi mbi 46 orë ndërprerje të energjisë elektrike. Në radhë të parë shkakton ndërprerje të prodhimit, sepse nuk mundemi të bëjmë përpunim të ujit, pastaj frika se mundë të na dëmtoj pajisjet tjera të automatizuara”, shprehet Bekim Rushiti për RTV Dukagjinin.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri faktin që fabrika është e kyçur në rrjetin e Ibër-Lepencit dhe jo në atë të KEDS-it, e konsideron keq menaxhim total.

“Çuditërisht, jashtë çdo standardi normal, fabrika nuk është kyçur në rrjetin e KEDS-it, por atë të Ibër-Lepencit. Tani kur ka problem në rrjet, KEDS-i nuk intervenon dhe fabrika e ujit po rrezikon çdo ditë, duke na shqetësuar shumë. Ky është një keq menaxhim dhe keq planifikim total i një investimi 8 milion eurosh”, shprehet Tahiri, përcjell Telegrafi.

Ai bëri të ditur se do të fillojë bisedimet me KEDS-in për ndryshimin e rrjetit të furnizimit të fabrikës me energji elektrike.

Fabrika e ujit është përuruar në vitin 2016 dhe është një investim prej 8 milion eurove i Qeverisë së Kosovës./Telegrafi/