LAJMI I FUNDIT:

Fabregas i bindur se Messi do ta përfundojë karrierën te Barca

Fabregas i bindur se Messi do ta përfundojë karrierën te Barca
Lionel Messi dhe Cesc Fabregas (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Cesc Fabregas është i bindur se Lionel Messi do ta mbyllë karrierën te Barcelona duke i qëndruar besnik klubit katalunas deri në fund.

Argjentinasi erdhi në Spanjë në moshën 13 vjeçare dhe që atëherë ka luajtur te klubi nga Camp Nou duke thyer rekord pas rekordi dhe duke u bërë një prej lojtarëve më të mirë në histori.


Në kohët e fundit ka pasur thashethemet se raportet mes lojtarit dhe klubit nuk janë aq të mirë, prandaj janë përmendur disa klube, ku ai mund ta vazhdojë karrierën.

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, ish-bashkëlojtari i tij, Fabregas, thotë se 32-vjeçari do t’ia thotë lamtumirën e fundit futbollit nga Camp Nou.

Vetëm tre futbollistë e kanë të sigurt qëndrimin te Barcelona, katalunasit pranë ndryshimeve drastike në klub
Lexo po ashtu Vetëm tre futbollistë e kanë të sigurt qëndrimin te Barcelona, katalunasit pranë ndryshimeve drastike në klub

“Unë bisedoj me Messin dhe ideja e tij ka qenë gjithmonë që ta përfundojë karrierën te Barcelona. Shumëçka mund të ndodhë në një klub, por unë jam plotësisht i bindur se karriera e tij do të përfundojë te Barcelona”, ka deklaruar Fabregas për Cadena Cope. /Telegrafi/