LAJMI I FUNDIT:

Exquisa Quark me fruta sezonale, jashtëzakonisht e shijshme

Exquisa Quark me fruta sezonale, jashtëzakonisht e shijshme

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Përbërësit: (për 3 persona)


250g Exquisa Quark natyral
1 e kuqe e vezës
1 lugë sheqer pluhur
1 krem (shllag)
1 e bardhë e vezës
100 g fruta sezonale, psh. mjedra, boronica, rrush, molla( ose te tjera sipas deshires)
1 pako sheqer pluhur për dekorim

Përzijeni Exquisa Quark natyral me të kuqen e vezës, sheqer pluhur, krem shllag stabilizues dhe të bardhën e vezës pasi që ta keni rrahur me mikser. Mbushni enët e vogla me porcione të ndara.
Shpërndani frutat e lara dhe të përgatitura nën krem dhe vendoseni në furrë të ngrohtë për një kohë të shkurtë.

Dekorojeni me sheqer pluhur dhe provoni shijen mahnitëse të Exquisa Quark me fruta! /Telegrafi/