Evertoni ndal Man Cityn, buzëqesh Arsenali - tani titulli duket më shumë drejt Londrës

Evertoni dhe Manchester City kanë dhuruar një ndeshje spektakolare në javën e 35-të të Ligës Premier, e cila u mbyll 3-3, rezultat që e mban të hapur luftën për titull mes Arsenalit dhe Man Cityt, por me Topçinjtë.
Man City kaloi i pari në epërsi në minutën e 43-të, kur Jeremy Doku shënoi një gol të bukur nga distanca për 0-1.
Në pjesën e dytë, Evertoni reagoi fuqishëm dhe përmbysi gjithçka brenda pak minutash.
Në minutën e 68-të, Thierno Barry përfitoi nga një gabim i madh i prapavijës së Man Cityt dhe barazoi në 1-1.

Pas pesë minutash, një harkim nga këndi i James Garner, gjeti Jake O’Brien që realizoi me kokë për 2-1.
Dominimi i Evertonit vazhdoi dhe në 81-të, ku Barry shënoi sërish pas një pasimi brenda zonës për 3-1.
Manchester City u kthye shpejt në lojë. Në minutën e 83-të, Erling Haaland ngushtoi shifrat në 3-2, duke e kaluar topin mbi Jordan Pickfordin.
Kur dukej se Evertoni do ta mbyllte ndeshjen me fitore, erdhi goditja e fundit e Man Cityt, kur Jeremy Doku shfrytëzoi një rast shënimi dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke e bërë rezultatin 3-3.

Pas këtij barazimi, Arsenali mbetet në krye me 76 pikë, ndërsa Manchester City ka 71 pikë, por me një ndeshje më pak.
Për Arsenalin, ky rezultat do të thotë se avantazhi në krye mbetet i rëndësishëm, por Man City – me një ndeshje më pak – vazhdon të mbajë presionin maksimal në javët vendimtare të sezonit./Telegrafi/



















































