LAJMI I FUNDIT:

Everton pas Witselit dhe Krulit

Everton pas Witselit dhe Krulit

Skuadra angleze po kërkon të konkurroj me gjigantët për kualifikim në kupat evropiane.

Pas emërimit të Ronald Koeman si trajner, skuadra nga Liverpooli, Everton janë rreshtuar të lëvizin shpejt në merkato në mënyrë të sigurojnë emra të mëdhenj për organikën e skuadrës.


Sipas The Express, Everton janë vënë pas mesfushorit të Zenit St. Petersbourg, Axel Witsel dhe portierit të Newcastle, Tim Krul.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Express raporton se Everton mund të lëviz për portierin e Newcastle, i cili është kthyer në formë, ndërsa Witsel ka pranuar tashmë se ai dëshiron të largohet nga skuadra ruse.

Megjithatë, për mesfushorin belg ka konkurrencë të fortë nga Roma, që e dëshiron me çdo kusht si zëvendësim të Pjanicit. /Telegrafi/