LAJMI I FUNDIT:

Evapify Boutique – hapet në zemër të Prishtinës

Evapify Boutique – hapet në zemër të Prishtinës

Kompania lider për shitjen dhe distribuimin  e produkteve Vapes në Kosovë, ka vendosur të ngritë standartet e eksperiencës së blerjes me hapjen e pikës së re, “Evapify Boutique.” Ky koncept i ri, me një dizajn të pa parë ndonjëherë ndodhet në Prishtinë në rrugën Luan Haradinaj, përballë Stacionit Policor 92. Për të festuar këtë hapje të veçantë, Evapify vjen me një ofertë të jashtëzakonshme: Për çdo vape të blerë sot dhe nesër fito një vape falas!

Ambienti dhe Koncepti i Evapify Boutique

Evapify Boutique vjen me një koncept të veçantë dhe tërheqës, të destinuar për t’i dhuruar blerësit një përvojë të jashtëzakonshme gjatë blerjes. Duke u përqëndruar në dizajnin futuristik dhe ambient të relaksuar, ky vend është një destinacion i ri për të gjithë dashamirësit e vapes.

Dizajni modern i dyqanit është i krijuar të bëjë blerësit të ndjehen rehat dhe të përqendruar në zgjedhjen e produkteve të tyre të preferuara. Me një gamë të gjerë të vapes nga brendet Geek Bar, Crystal dhe Hyppe, Evapify Boutique kënaq nevojat e të gjithë përdoruesve të vape-s, duke ofruar një zgjedhje të pasur për secilën preferencë dhe stil.

Koncepti BOUTIQUE nga Evapify do të vijë gjatë javës tjetër edhe në qytetin e Pejës dhe Gjakovës.