LAJMI I FUNDIT:

Eurodeputetja gjermane i bën sërish thirrje LDK-së të reflektojë  

Eurodeputetja gjermane i bën sërish thirrje LDK-së të reflektojë  
Foto: Arkiv

Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon ka komentuar sot protestën e mbrëmshme në Prishtinë, ku qytetarët kanë protestuar nga ballkonet dhe dritaret e tyre për situatën politike në vend.

Cramon që është edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian tha se njerëzit në formë kreative dhe civilizuese kanë alarmuar atë që ajo e ka quajtur grusht shtet.


“Shumë mirë. Njerëzit në mënyrë kreative dhe të civilizuar kanë alarmuare atë që unë e kam quajtur grusht shtet. Me shpresë se LDK do të reflektojë”, shkruan Cramon.

Ndryshe, si revoltë ndaj zhvillimeve të fundit politike në kohë pandemie, qytetarët për pesë minuta bënë zhurmë në ballkonet e tyre me mjete kuzhine . /Telegrafi/