LAJMI I FUNDIT:

Euro vazhdon të rritet

Euro vazhdon të rritet

Këtë të hëne valuta Euro ka shënuar nivelin më të lartë të saj, në një nivel që nuk është parë që prej dhjetorit të 2014-së. Monedha e përbashkët evropiane, u rrit me 1.2227 kundrejt dollarit amerikan.

Shanset e një koalicioni proevropian në Gjermani dhe optimizmi mbi rritjen ekonomike ka shtuar pritshmëritë e publikut për tkurrjen e politikave monetare në rajon ka shtuar besimin te Euro, shkruan Telegrafi.


Ky këndvështrim ka marrë më shumë nxitje javën e kaluar, kur politikëbërësit e Bankës Qendrore Evropiane diskutuan se mund të përgatisin së shpejti terrenin për heqjen e mbështetjes monetare. Tashmë tregjet kanë vendosur një shans prej 70 për qind se institucioni qendror financiar në Frankfurt do të rrisë normën bazë të interesit me 0.1 për qind deri në fund të vitit. /Telegrafi/