LAJMI I FUNDIT:

Euro 2008 – Grupi C

Euro 2008 – Grupi C

Franca

Franca ka ekip të talentuar me opsione të shumta në të gjitha repartet. Edhe pse gjenden në grup të fortë, Trekolorët do të synojnë të shkojnë deri në fund në rrugë drejt titullit të tretë.

Si është paraqitur në kualifikime për Euro 2008?


Fushata e Francës në Grupin B ishte më e vështirë se që pritej, edhe pse fitorja e Italisë 2-1 në Skoci ishte ndihmë e madhe për ta duke ua bërë ndeshjen e fundit kundër Ukrainës vetëm formalitet. Përsëritja e takimit me Italinë, ekipi i cila ua mohoi atyre triumfin në Kampionatin botëror 2006, shërbeu për hakmarrje pasi Trekolorët fituan 3- 1 në Stade de France. Megjithatë, ekipi i Raymond Domenechut humbi 1-0 nga Skocia në Glasgow në ndeshjen e tyre të ardhshme. Franca më pas shënoi seri prej katër fitoreve të njëpasnjëshme para barazimit 0-0 me Italinë në Milano. Por, prapë një rezultat i mirë me Italinë u përcoll nga një tjetër i papritur përball Skocisë, pasi u mposht 1-0 në Paris. Thierry Henry kaloi rekordin e Michel Platinisë prej 41 golave për Francën në fitoren 2-0 ndaj Lituanisë dhe frika se Franca duhet të fitojë në Ukrainë në ndeshjen e fundit ishte e paqëndrueshme. Trekolorët përfunduan në pozitën e dytë pas Italisë.

Si është paraqitur në Kampionatin botëror 2006?

Njëra prej tre ekipeve në grupin e tyre që mbetën të pamposhtur gjatë rrethit kualifikues, Franca u shfaq në pozitën e partë, derisa forma e saj u përmirësua gjatë garës pas një fillimi të ngadalshëm. Trekolorët ndanë fitoret dhe barazimet në dhjetë ndeshjet e para për të përfunduar dy pikë mbi Zvicrën dhe Izraelin. Ndërsa gjatë garës, pas një fillimi të ngadalshëm në fazën e grupeve kundër Zvicrës (0-0), Republikës së Koresë (1- 1) dhe Togos (2-0), Franca filloi të përmirësohet. Fitorja ndaj Spanjës në rrethin e dytë (3-1) e përcjellë nga eliminimi i Brazilit (1-0) e më pas Portugalia i dërgoi ata në finale. Në përballjen më të rëndësishme, Franca u mposht nga Italia. Azzurrët fituan 5-3 në penallti pas ndeshjes ku kapiteni Zinedine Zidane u përjashtua me karton të kuq dhe koha e rregullt përfundoi 1-1.

Si është paraqitur në Euro 2004?

Franca arriti deri në çerekfinale të garës para se të mposhtet nga kampioni i ardhshëm, Greqia. I vetmi gol erdhi në minutën e 65-të nga Angelos Charisteas. Para kësaj, Franca kishte kaluar e pamposhtur në fazën e grupeve pas fitoreve kundër Anglisë (2-1) dhe Zvicrës (3-1) të ndara nga barazimi 2-2 me Kroacinë. Tetë fitore nga po aq takime në fushatën kualifikuese siguruan pjesëmarrjen në Kampionatin evropian.

Cila është paraqitja e tyre më e mirë në kampionate evropiane?

Franca është Kombëtarja e vetme së bashku me tri herë fituesin, Gjermaninë, që ka triumfuar më tepër se një herë pas sukseseve më 1948 dhe 2000. Fitorja më 1984 erdhi në shtëpinë e saj kur si nikoqir mposhti Spanjën 2-0 në finale në Parc des Princes në Paris. Ndërsa pasi siguroi kualifikimin e drejtpërdrejtë për Euro 2000, që u zhvillua në Belgjikë dhe Holandë, ekipi i atëhershëm i Roger Lemerre përfundoi në pozitën e dytë në grup, por fitoi ndaj Spanjës (2-1) dhe Portugalisë (2-1 pas kohës shtesë) në fazën eliminuese para se të mposhtë Italinë në finale.

Rekordet

Franca është kualifikuar për pesë kampionatet e fundit evropiane.

Faktet kryesore

Franca deri më tani ka qenë e përfshirë në 13 kampionate evropiane. Deri në fund të kualifikimeve për Euro 2008, ka zhvilluar 117 ndeshje, me 67 fitore, 29 barazime, 21 humbje, 236 gola të shënuara dhe 109 të pranuara. Para fitores ndaj Azerbejxhanit 10-0 më 6 shtator 1995 në Auxerre, fitorja rekorde e Francës erdhi në ndeshjen e saj të parë gjatë garës kundër Greqisë. Franca u mposht 5-1 nga Jugosllavia në çerekfinale të garës së vitit 1968. Kjo është ende humbja e saj më e thellë në ndonjë kampionat evropian.

Skuadra

Portierë

1 Steve Mandanda
16 Sébastien Frey
23 Grégory Coupet

Mbrojtës

2 Jean-Alain Boumsong
3 Eric Abidal
5 William Gallas
13 Patrice Evra
14 François Clerc
15 Lilian Thuram
17 Sébastien Squillaci
19 Willy Sagnol

Mesfushorë

4 Patrick Vieira
6 Claude Makelele
7 Florent Malouda
11 Samir Nasri
20 Jérémy Toulalan
21 Lassana Diarra
22 Franck Ribéry

Sulmues

8 Nicolas Anelka
9 Karim Benzema
10 Sidney Govou
12 Thierry Henry
18 Bafetimbi Gomis

Italia

Pas suksesit në Kampionatin botëror 2008, Italia synon të konfirmohet si ekipi më i fortë duke fituar edhe Euro 2008. Grupi i futbollistëve ka mbetur pothuajse i njëjtë, me të vetmin ndryshim në postin e selektorit – Roberto Donadoni.

Si është paraqitur në kualifikime për Euro 2008?

Duke zëvendësuar Marcello Lippin pas suksesit të Italisë në Kampionatin botëror 2006, selektori Roberto Donadoni nuk pati fillimin më të mirë në kualifikime, mirëpo ekipi i tij bëri mjaft për të kaluar si fitues i Grupit B. Barazimi 1-1 në shtëpi kundër Lituanisë në ndeshjen e parë në Napoli ishte shokues, por ndoshta jo edhe aq dëshpërim i madh sa edhe humbja 2-1 nga Franca në takimin e dytë kualifikues, kur ekipi i Raymond Domenech u hakmor për humbjen në penallti në finale të Kampionatit botëror. Por, në fund doli që kjo ishte humbja e vetme e Azzurëve pasi dy golat e Luca Tonit sollën fitoren 2-0 në shtëpi kundër Skocisë në mars 2007. Italia fitoi nëntë nga dhjetë ndeshjet e fundit kualifikuese, por barazoi pa gola në shtëpi kundër Francës. Ata siguruan kualifikimin për vete, por edhe për Francën duke mposhtur Skocinë 2-1 në Glasgow falë një tjetër goli të Tonit dhe mbrojtësit Christian Panucci. Fitorja 3-1 përballë Ishujve Faro në ndeshjen e fundit i dërgoi ata në krye të grupit.

Si është paraqitur në Kampionatin botëror 2006?

Italia fitoi grupin e saj kualifikues në Kampionatin botëror 2006 me shtatë fitore dhe dy barazime, nga gjithsejtë 10 takime. Ata shënuan 17 gola dhe pranuan tetë. Humbja e vetme që pësuan ishte kundër Sllovenisë në ndeshjen e tretë. Italia siguroi triumfin e katërt në Kampionatin botëror, duke qenë e pamposhtur në shtatë ndeshjet gjatë garës në Gjermani. Pas ndeshjeve në grup kundër Ganës (2-0), SHBA-së (1-1) dhe Republikës çeke (2-0), ata kaluan në gjysmëfinale me fitoret kundër Australisë (1-0) dhe Ukrainës (3-0). Fitorja ndaj nikoqirit Gjermanisë (2- 0) u përcoll nga triumfi 5-3 në penallti në ndeshjen e fundit kundër Francës, pasi takimi në Berlin gjatë kohës së rregullt përfundoi 1-1.

Si është paraqitur në Euro 2004?

Italia fitoi grupin e saj kualifikues me katër pikë më tepër se Uellsi, pasi fitoi pesë dhe barazoi dy nga tetë ndeshjet e fushatës. Por, pjesëmarrja e saj në Euro 2004 zgjati vetëm tri ndeshje, pasi përfundoi në pozitën e tretë të grupit pas Suedisë dhe Danimarkës, edhe pse ishte e pamposhtur. Pavarësisht nga barazimet kundër Danimarkës (0-0), Suedisë (1-1) dhe fitores 2-1 ndaj Bullgarisë në takimin e fundit të fazës së grupeve, Azzurët nuk vazhduan garën për shkak se golaverazhi i tyre ishte më i dobët për dallim me dy rivalët nordikë, të cilët po ashtu përfunduan me nga pesë pikë. Bullgaria mbeti në fund të grupit, pa asnjë pikë nga tri ndeshjet e grupit.

Cila ishte paraqitje e saj më e mirë në kampionatet evropiane?

Italia fitoi Kampionatin evropian 1968, duke mposhtur në përsëritjen e finales me Jugosllavinë 2-0, pasi ekipet barazuan në takimin e parë 1-1 në Stadio Olimpico të Romës. Italia siguroi përsëritjen e finales kur goli i Angelo Domenghinit në minutën e 80-të anuloi shënimin e Dragan Dzajiçit në minutën e 39-të. Nikoqiri i garës nuk gaboi në takimin tjetër që u zhvillua dy ditë më vonë, duke siguruar fitoren 2-0 me golat në pjesën e parë nga Luigi Riva (12) dhe Pietro Anastasi (31).

Faktet kryesore

Italia është kualifikuar për katër garat e fundit të kampionateve evropiane. Rekordet Deri në fund të fushatës kualifikuese për Euro 2008, Italia ka marrë pjesë në 12 kampionate evropiane dhe ka zhvilluar 111 ndeshje. Prej tyre ka fituar 59, barazuar 35 dhe humbur 17 nga ato përballje me 175 gola të shënuara dhe 77 të pranuara.

Skuadra

Portierë

1 Gianluigi Buffon
14 Marco Amelia
17 Morgan De Sanctis

Mbrojtës

2 Christian Panucci
3 Fabio Grosso
4 Giorgio Chiellini
5 Alessandro Gamberini
6 Andrea Barzagli
19 Gianluca Zambrotta
23 Marco Materazzi

Mesfushorë

8 Gennaro Gattuso
10 Daniele De Rossi
13 Massimo Ambrosini
16 Mauro Camoranesi
20 Simone Perrotta
21 Andrea Pirlo
22 Alberto Aquilani

Sulmues

7 Alessandro Del Piero
9 Luca Toni
11 Antonio Di Natale
12 Marco Borriello
15 Fabio Quagliarella
18 Antonio Cassano

Holanda

Me mbrojtje të çeliktë dhe talent kreativ në repartin ofensiv, Holanda do të jetë rival shumë i fortë në Euro 2008. Tulipanët kanë grup të fortë të futbollistëve, të cilët nuk frikësohen përballë askujt.

Si është paraqitur në kualifikime për Euro 2008?

Holanda rrallëherë pati telashe në Grupin G, duke siguruar kualifikimin një ndeshje para fundit. Rumania u shfaq të jetë rivali më serioz i tyre, duke i ndalur në barazim 0-0 në Rotterdam e më pas siguroi pjesëmarrjen në Euro 2008 me fitoren 1-0 në shtëpi ndaj ekipit të Marco van Bastenit. Kualifikimin e arritën me fitoren 1-0 në shtëpi kundër Luksemburgut. Tulipanët përmbyllën fushatën kualifikuese me një humbje të papritur 2-1 në Bjellorusi. Përveç kualifikimin për garën e kësaj vere në Austri dhe Zvicër, një tjetër fakt pozitiv në fushatën e Holandës ishte rasti që iu ofrua yjeve të reja të Kombëtares U-21 të shkëlqejnë me ekipin senior.

Si është paraqitur në Kampionatin botëror 2006?

Kontrolloi grupin e saj në rrethin kualifikues për Kampionatin botëror 2006, duke fituar dhjetë dhe barazuar dy nga 12 përballjet e garës. Kryesoi grupin me pesë pikë më tepër se Republika Çeke, ndërsa Rumania kishte dy tjera më pak në vendin e tretë. Holanda gjatë garës kaloi në një grup të vështirë, pasi u takua me Serbinë dhe Malin e Zi (1- 0), Bregun e Fildishtë (2-1) dhe Argjentinën (0-0). Pjesëmarrja e saj mori fund në rrethin e dytë kur u mposht 1-0 nga Portugalia në ndeshjen ku të dyja ekipet përfunduan me nëntë futbollistë.

Si është paraqitur në Euro 2004?

Pasi përfundoi pas Republikës Çeke në rrethin kualifikues, Holanda mposhti Skocinë me rezultat të përgjithshëm 6-1 për të siguruar një vend në garën e zhvilluarnë Portugali. Në fazën e grupeve, Holanda u paraqit përsëri më e dobët se RepublikaÇeke, mirëpo arriti të kalojë në fazën eliminuese ku tejkaloi Suedinë në penallti në çerekfinale para se të mposhtet 2-1 nga Portugalia në gjysmëfinale.

Cila është paraqitja e tyre më e mirë në kampioante evropiane?

Holanda ka fituar garën më 1988, në paraqitjen e saj të parë në finale. Ata mposhtën Bashkimin Sovjetik 2-0 në stadiumin Olympiastadion në Munich më 25 qershor 1988 falë golave të Ruud Gullit dhe elektorit aktual Marco van Basten. Tulipanët po ashtu janë paraqitur katër herë në gjysmëfinale (2004, 2000, 1992 dhe 1976) dhe një herë në çerekfinale (1996).

Faktet kryesore

Holandezët janë kualifikuar në pesë kampionatet e fundit të Evropës.

Rekordet

Deri në fund të kualifikimeve për Euro 2008, Holanda ka zhvilluar 117 ndeshje në kampionatet evropiane. Rekordi i tyre thotë: 72 fitore, 22 barazime dhe 23 humbje me 241 gola të shënuara dhe 91 të pranuara. Holandezët nuk kanë marr pjesë në Kampionatin evropian 1960.

Skuadra

Portierë

1 Edwin van der Sar
13 Henk Timmer
16 Maarten Stekelenburg

Mbrojtës

2 André Ooijer
3 John Heitinga
4 Joris Mathijsen
5 Giovanni van Bronckhorst
12 Mario Melchiot
14 Wilfred Bouma
15 Tim de Cler
21 Khalid Boulahrouz

Mesfushorë

6 Demy de Zeeuw
8 Orlando Engelaar
10 Wesley Sneijder
11 Arjen Robben
17 Nigel de Jong
20 Ibrahim Afellay
23 Rafael van der Vaart

Sulmues

7 Robin van Persie
9 Ruud van Nistelrooy
18 Dirk Kuyt
19 Klaas Jan Huntelaar
22 Jan Vennegoor of Hesselink

Rumania

Rumania merr pjesë për herë të katërt në Kampionat evropian. Mirëpo, me rekordin e deritashëm gjatë garës, ata nuk mund të krenohen aspak, meqë kanë vetëm një fitore, edhe pse ajo i dërgoi në çerekfinale të Euro 2000. Por, do të jenë më të pjekur për garën në Zvicër dhe Austri.

Si është paraqitur në kualifikime për Euro 2008?

Rumania konfirmoi kalimin në garën e parë prej Euro 2000, dy ndeshje para fundit të fushatës me fitoren 2-0 në Luksemburg, duke kompletuar serinë prej dhjetë ndeshjeve pa humbje në Grupin G. Rumania nuk pati fillimin më të mirë, pasi barazoi 2-2 në shtëpi me Bullgarinë. Një barazim 0-0 në Holandë zgjoi serinë prej gjashtë fitoreve të njëpasnjëshme. Ndërsa hapin final e bëri duke fituar 2-0 në Luksemburg. Edhe pse humbi rekordin pa humbje në ndeshjen e saj të ardhshme duke u mposhtur 1-0 në Bullgari, Rumania përfundoi fushatën me fitoren 6-1 ndaj Shqipërisë për t’u konfirmuar si fituese e grupit.

Si është paraqitur në kualifikime për Kampionatin botëror 2006?

Rumania nuk arriti të kualifikohet për Kampionatin botëror 2006. Ajo përfundoi në pozitën e tretë pas Holandës dhe Republikës çeke, në përpjekje të sigurojë pjesëmarrjen për Gjermania 2006. Rumania pati tetë fitore dhe një barazim nga 12 ndeshjet e fushatës për të përfunduan shtatë pikë pas Tulipanëve dhe dy të tjerë më pak se çekët, ndërsa kishte nëntë pikë nga përcjellësi më i afërt, Finlanda. Tri fitore në tri ndeshjet e para dërguan Rumaninë në pozitë të mirë, por u mposht 1- 0 si mysafire e Republikës Çeke e më pas barazoi 1-1 me Armeninë. Ata filluan vitin 2005 me një tjetër humbje, kësaj radhe 2- 0 në shtëpi kundër Holandës, që ishte disfata e tyre e vetme si vendase gjatë fushatës kualifikuese. Pas fitores 2-1 ndaj Maqedonisë në Shkup, Rumunët u mposhtën në Rotterdam 2-0. Mirëpo, Rumania përmbylli fushatën kualifikuese në formë të mirë, duke fituar katër ndeshje me radhë pa pranuar asnjë gol në 403 minuta. Adrian Mutu shënoi pesë golat e tyre të fundit në rrethin kualifikues për të mposhtur Andorrën (2-0) dhe Republikën Çeke (2-0) në shtëpi, para se të fitojë ndaj Finlandës (1- 0) në Helsinki.

Si është paraqitur në kualifikime për Euro 2004?

Rumania përfundoi e treta në grupin e përbërë nga pesë ekipe, pas Danimarkës dhe Norvegjisë, në garë për të marr pjesë në Euro 2004 në Portugali. Me katër fitore dhe dy barazime nga tetë ndeshje, Rumania përfundoi me një pikë më pak se Danimarka, edhe pse ishte e barabartë me Norvegjinë, por humbi për shkak të rekordit më të dobët në përballjet e drejtpërdrejta.

Paraqitja e saj më e mirë në kampionate evropiane

Rumania kryesoi në grupin kualifikues për Euro 2000, me 24 pikë nga 10 ndeshjet e saj. Më pas ajo u gjend në një grup me Anglinë, Gjermaninë dhe Portugalinë. Shanset për të kaluar në rrethin eliminator të garës ishin të dobëta, pas një pike të fituar në dy ndeshjet e para, por fitorja 3-2 përballë Anglisë u siguroi atyre një vend në fazën e dytë. Mirëpo, Italia i dha fund pjesëmarrjes së Rumanisë duke e mposhtur 2-0 në ndeshjen çerekfinale.

Faktet kryesore

Edhe pse Rumania u kualifikua për kampionatet evropiane 1984 dhe 1996, ajo dështoi të fitojë ndonjë ndeshje. Fitorja e saj e parë erdhi në takimin e nëntë kundër Anglisë 3-2 në Euro 2000, rezultat i cili e dërgoi atë në rrethin e dytë të garës.

Rekordet

Deri në fund të kualifikimeve për Euro 2008, Rumania është paraqitur në 13 gara kualifikuese për kampionate evropiane dhe ka zhvilluar 105 ndeshje. Prej tyre ka fituar 52, barazuar 27 dhe humb 26 me 191 gola të shënuara dhe 104 të pranuara.

Skuadra

Portierë

1 Bogdan Lobonţ
12 Marius Popa
23 Eduard Stăncioiu

Mbrojtës

2 Cosmin Contra
3 Răzvan Raţ
4 Gabriel Tamaş
5 Cristian Chivu
6 Mirel Rădoi
13 Cristian Săpunaru
14 Sorin Ghionea
15 Dorin Goian
17 Cosmin Moţi
22 Ştefan Radu

Mesfushor

7 Florentin Petre
8 Paul Codrea
11 Răzvan Cociş
16 Bănel Nicoliţă
19 Adrian Cristea
20 Nicolae Dică

Sulmues

9 Ciprian Marica
10 Adrian Mutu
18 Marius Niculae
21 Daniel Niculae

Ndeshjet

9 qershor:

Franca – Rumania 18:00
Italia – Holanda 20:45

13 qershor:

Rumania – Italia 18:00
Holanda – Franca 20:45

17 qershor:

Franca – Italia 20:45
Rumania – Holanda 20:45