LAJMI I FUNDIT:

Eukalipti me ngjyra ylberi, një nga fenomenet natyrore më të rralla dhe më të bukura

Eukalipti me ngjyra ylberi, një nga fenomenet natyrore më të rralla dhe më të bukura

Kur e shihni këtë pemë, mund të mendoni se ka shërbyer si një kanavacë pikture për dikë, por kur të afroheni, do të kuptoni pse shumica e konsiderojnë atë pemën më të bukur në botë

Eukalipti me ngjyrë ylberi (Eucalyptus deglupta, Mindanao Gum, Rainbow Gum) është një pemë natyrisht shumëngjyrëshe me prejardhje nga Filipinet.


Ndërsa lëvorja e tij zhvishet, ngjyrat piktoreske fillojnë të formohen, transmeton Telegrafi.

Kjo është e vetmja pemë eukalipt që vjen nga hemisfera veriore, dhe sot, përveç në Filipine, mund të gjendet edhe në Hawaii, Kaliforni, Teksas dhe Florida.

Në pyjet tropikale nga ka origjinën, pema eukalipt mund të rritet deri në 76.2 metra.

Lëvorja e ngjyrave të ndritshme të ylberit është më e gjallë në zonat e pyjeve të pashkelura, ndërsa në zonat tropikale është përgjysmë më e ulët dhe pa ngjyra ekspresive.

Kur hiqet shtresa e parë e lëvores, shfaqet një ngjyrë jeshile vezulluese dhe me kalimin e kohës mund të shihen nuanca të zbehta të ngjyrës blu, portokalli, vjollce dhe kafe.

Eukalipti është dru shumëvjeçar dhe shumë i fortë, ndaj përdoret gjerësisht në ndërtim, për mobilje, prodhimin e letrës etj. Lulëzon në muajin mars. Gjethet e eukaliptit përdoren gjerësisht në industrinë mjekësore dhe të aromave, sepse cilësitë e tyre shëruese janë mjaft të njohura.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Aktivitete sportive
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
Sheh veten shtatzënë: Ç’kuptim ka një ëndërr e tillë

Sheh veten shtatzënë: Ç’kuptim ka një ëndërr e tillë

Lifestyle
Fundi-peshqir 850 euro i Balenciaga-s magjeps të famshmit: Disave iu duk i lezetshëm, të tjerëve qesharak dhe i neveritshëm

Fundi-peshqir 850 euro i Balenciaga-s magjeps të famshmit: Disave iu duk i lezetshëm, të tjerëve qesharak dhe i neveritshëm

Stil
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori