LAJMI I FUNDIT:

I etur për famë virale, kërkoi t’ia ngjitin në shpinë letrat e lojës me kapëse metalike (Foto)

I etur për famë virale, kërkoi t’ia ngjitin në shpinë letrat e lojës me kapëse metalike (Foto)

Vetëm që të bëhet ‘sensacion në internet’ Zach Holliday nga Pensilvania e Shteteve të Bashkuara, i kërkoi një shoku t’ia ngjet në shpinë letrat e lojës, duke shfrytëzuar kapëset metalike.

Adoleshenti ka kërcyer prej shimbjeve, teksa pajisja e qëlloi rreth 52 herë me telat e mprehtë, transmeton Telegrafi.


“Njerëzit nuk të vlerësojnë, derisa ti nuk e bën vërtetë, ne jemi njerëz dhe e mposhtim dhimbjen”, ka thënë mes tjerash Holliday.

Mirëpo, përpjekjet e tij, që patjetër të popullarizohet, nuk kanë shkuar si duhet pasi ka marrë shumë reagime negative.

Të shqetësuar se njëjtë do vepronin edhe njerëzit tjerë të etur për famë virale, pamjet janë larguar prej internetit. /Telegrafi/