Një nga basketbollistet më të talentuara dhe me të ardhme të ndritur është Etna Rexhepi.
Ajo së fundi ishte pjesë e Kampit Basketball Without Borders në Wroclaw të Polonisë. Ky kamp elitar ishte për zhvillimin e shkathtësive individuale të lojtareve të talentuara të regjionit.
Basketbollistja e grupmoshave të reja është pritur në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) nga Drejtori Teknik, Arben Krasniqi dhe Menaxheri i Përfaqësueseve të Kosovës, Adriatik Rraci.
Krasniqi dhe Rraci i kanë ofruar përkrahje, duke konfirmuar mbështetjen nga FBK për të dhe zhvillimin e saj. Gjatë takimit kanë biseduar për përvojën e saj në Kamp dhe ecurinë për të ardhmen.
“Basketball Without Borders Europe 2023 ka qenë shumë i rëndësishëm për mua dhe të ardhmen time. Dua të falënderoj FBK-në për pjesëmarrjen në këtë kamp, ku shpresoj se do të më ndihmoj shumë. Ka qenë një përvojë shumë e mirë për mua dhe FBK më ka qëndruar pranë”, është shprehur Rexhepi për faqen zyrtare të FBK-së.
Ajo fitoi çmimin Sportsmanship Award në këtë Kamp. “Ky çmim ishte shumë i rëndësishëm për mua dhe ishte në përgjithësi. Do të thotë për angazhimin e treguar, sjelljen, gjithçka”, shtoi tutje 16 vjeçarja.
Kjo ishte hera e parë që një basketbolliste nga Kosova ftohet në një kamp të tillë.
Etna është basketbolliste e grupmoshave të Kosovës, ndërsa ka përfaqësuar Kosovën edhe në FIBA Europe Cup 3×3.
“Është ndjenjë e veçantë të luash Kosovën dhe të përfaqësosh shtetin tënd në garat ndërkombëtare. Synimi im është sigurisht që në të ardhmen të luaj për Kosovën A. Sa i përket klubeve, shpresoj se do të luaj në një ligë të fortë evropiane, por pse jo edhe WNBA, pasi mendoj se me punë mund të arrish gjithçka në jetë”, shtoi tutje Etna Rexhepi.
Etna po ashtu është njëra nga katër basketbollistet si “Shpresë Olimpike 2023”, që jepet nga Komiteti Olimpik i Kosovës./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Luis Enrique zbulon emrin e lojtarit më me ndikim në botë, nuk është Messi apo Mbappe

Largimi i Messit nga Inter Miami vetëm çështje kohe?

Mbështetje për Palestinën: Tifozët vendosën dy koreografi që nuk lënë askënd indiferent

Xavi i shqetësuar me situatën e Joao Cancelos

Enigma Nico në Porto: 'Busquetsi i ri' që e shiti Barcelona për 8.5 milionë euro

Faqja zyrtare e ATP Tour uron festën e Pavarësisë së Shqipërisë me një fotografi të flamurit “Autochtonous”

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Nëse ende po mendon ku është vendi ideal të hapësh një restaurant- zgjidhja është ky lokal me qira ID-245

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Udhëtimi pa viza nga 1 janari – ja sa para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen

Pjesë e Big Brother VIP Albania 3? Ermal Fejzullahu befason me përgjigjen

Pse u zgjodhën ushtarët e KFOR-it britanikë që ta ruajnë kufirin Kosovë-Serbi?

Testi i pjekurisë mendore: E shihni fillimisht ujkun apo qengjin?

Rrëfimi emocional i Azemit - i përlotur rrëfen dhunën fizike nga babai që kur ishte fëmijë

Xabi Alonso ka implementuar taktikën gjeniale që ka ndihmuar Leverkusenin të jetë lider në Bundesliga