Pas dështimit të përsëritur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidate për këtë post, ka folur në një intervistë ekskluzive për emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, ka deklaruar se se refuzimi i kandidaturës së saj është pasojë e qëndrimeve opozitare.
Ajo sqaroi se sipas Kushtetutës dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, vetëm partia fituese ka të drejtë të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.
“Është në diskrecion të Lëvizjes Vetëvendosje të propozojë kandidatin, jo të partive tjera”, theksoi Haxhiu, duke shtuar se refuzimi i emrit të saj është pasojë e qëndrimeve opozitare.
Duke folur për kritikat se është figurë përçarëse, Haxhiu tha se këto etiketime vijnë për shkak të angazhimeve të saj kundër marrëveshjeve që, sipas saj, kanë dëmtuar interesat e qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.
Ajo thotë se ka qenë aktive në politikë që nga viti 2010 dhe se angazhimi i saj në Kuvend dhe si ministre e Drejtësisë ka qenë në funksion të mbrojtjes së interesave shtetërore.
“Ne kemi kundërshtuar Zajednicën, demarkacionin me Malin e Zi, ligjin për amnistinë dhe Gjykatën Speciale, gjithmonë duke u bazuar në interesin e qytetarëve dhe të Republikës”, theksoi ajo.
Haxhiu falënderoi 56 deputetët që e kanë mbështetur deri tani dhe bëri thirrje për angazhim të të gjitha partive politike në mënyrë që Kuvendi të konstituohet dhe të mundësohet kalimi në fazat e tjera të zgjedhjes së institucioneve të reja.

“Ajo çfarë dua të shtoj te këto propozime në këtë rast PDK-së apo AAK-së, sepse AAK-ja ka përmend emra të përveçëm. Duhet me e kuptu, AAK-ja e ka të drejtën të bëjë propozime veç kur të del partia e parë. Domethënë vetëm kur del partia e parë, e kanë të drejtën ta bëjnë propozimin me emrin e përveçëm të kandidatit për kryetar të Kuvendit”, shtoi ajo.
Ajo gjithashtu paralajmëroi për një problem tjetër të mundshëm edhe pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, duke thënë se pa vullnet politik mund të ketë vështirësi edhe në zgjedhjen e nënkryetarëve, çka do të bllokonte sërish konstituimin e plotë të Kuvendit.
“Le të na mundësojnë të vijmë te ajo situatë ku votohet Qeveria. Pse po e bllokojmë Kuvendin? Le të vazhdojmë më tej dhe nëse nuk i kemi numrat për Qeverinë, atëherë të ballafaqohemi në atë fazë”, shtoi Haxhiu./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Po na vijnë turistë byreku e kosi”, eksperti: Gjirokastra e Himara po braktisen

Kryebashkiaku i New York-ut: Mezi pres të vij në Shqipëri, djali im dëshiron të pensionohet në vendin tuaj

Ymeri: Kurti është kundër Konjufcës, Bogujevcit e Selimit për pozitën e kryeparlamentarit

Islanda vendi më i sigurt në botë, Maqedonia e Veriut e 51 Shqipëria e 52

Policia me dron e me vetura inteligjente gjobit qytetarët, ua dërgon dënimet me postë

“Forbes”: Vizioni i guximshëm arkitektonik i Tiranës

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

“Po na vijnë turistë byreku e kosi”, eksperti: Gjirokastra e Himara po braktisen

Si një 24-orësh i paqëndrueshëm e çoi Lindjen e Mesme drejt një armëpushimi?

Lyon nuk u mendua dy herë: Vjen vendim i shpejtë pasi ra në divizionin e dytë në Francë

Bellingham flet për turpin që po ndodh në Kupën e Botës për Klube

CNN: Sulmi amerikan nuk shkatërroi objektet bërthamore iraniane

Kryebashkiaku i New York-ut: Mezi pres të vij në Shqipëri, djali im dëshiron të pensionohet në vendin tuaj