Ethet hemorragjike në Maqedoninë e Veriut – thirrje për kujdes të shtuar
Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut theksojnë se nuk ka vend për panik nga infeksioni i shkaktuar nga pickimi i rriqrave, që njihet si ethet hemorragjike – krime kongo.
Ata sqarojnë se kjo sëmundje është e rrallë dhe shumë vështirë transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me personat e infektuar.
Shqetësimi nga shfaqja e etheve hemorragjike është rritur pas vdekjes së një gruaje 27-vjeçare nga një fshat i Shtipit (qytet në lindje të Maqedonisë së Veriut), më 27 korrik, si pasojë e pickimit nga rriqra.
Ndërkohë, në spitalin e Infektologjisë qe më shumë se një javë është duke u kuruar një paciente e personelit mjekësor, që është infektuar derisa përkujdesej për 27-vjeçaren.
Gjendja shëndetësore e punonjëses së shëndetësisë është e qëndrueshme, theksojnë nga Klinika e Infektologjisë.
“Është bërë anketë epidemiologjike për pacienten, nga ku kemi kuptuar se ajo është pickuar nga një rriqër që është hequr në kushte shtëpiake. Pas paraqitjes së simptomave (disa ditë pas pickimit) fillimisht është shtruar në spital në Shtip, më
pas në Shkup”, kanë theksuar nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.
Nga ky institucion bëjnë të ditur se tashmë kanë vënë nën mbikëqyrje 40 persona që kanë pasur kontakt me viktimën, që të parandalohet përhapja e etheve hemorragjike.
“Nën mbikëqyrje shëndetësore vendosen personat që kanë pasur kontakt me personat që kanë shfaqur simptoma të kësaj sëmundjeje. Ata zakonisht vendosen nën mbikëqyrje shëndetësore për t’i mbrojtur njerëzit që mund të jenë të sëmurë, si dhe për t’i mbrojtur ata që mund të transmetojnë sëmundjen”, bën të ditur imunologu Mirko Spiroski, themelues i Institutit për Imuno-biologji dhe Gjenetikë Humane.
Ai thekson për Radion Evropa e Lirë se kjo sëmundje në Maqedoninë e Veriut është shumë e rrallë.
“Qytetarët tashmë janë informuar se mënyra kryesore e transmetimit të virusit është nëpërmjet pickimit të rriqrës te një person dhe futja e virusit nga rriqrat në trupin e njeriut, ku infeksioni përhapet në të gjithë trupin. Megjithatë, transmetimi nga njeriu te njeriu ndodh vetëm duke rënë në kontakt me lëngjet trupore që përmbajnë virusin. Në mbi 99 për qind të rasteve që preken nga kjo sëmundje përmes kontaktit të drejtpërdrejtë, janë punonjësit shëndetësorë, gjatë kontaktit të drejtpërdrejtë me personat e infektuar”, shpjegon Spiroski.
Nga dikasteri i shëndetësisë rikujtojnë se infeksioni na ethet hemorragjike nga pickimi i rriqrave përcillet me dhimbje koke, temperaturë të lartë, dhimbje në shpinë, kyçe, stomak dhe të vjella.
Me përparimin e sëmundjes, në trupin e pacientit shfaqen mavijosje, si dhe gjakderdhje nga hunda. Rikuperimi është i ngadaltë.
Nga ky dikaster theksojnë se kjo sëmundje është serioze me vetë faktin se shkalla e vdekshmërisë nga ethet hemorragjike është shumë e lartë, ndërsa bëjnë thirrje që në rast se pickohen nga rriqrat, të kërkohet menjëherë ndihma e mjekut pasi vonesat në trajtimin e rasteve mund të rezultojnë fatale./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ademi: Siljanovska as që e ka përmendur Republikën dhe nuk ka thënë asgjë për integrimet evropiane
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?
Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër
Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota
Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron