LAJMI I FUNDIT:

Ethereum arrin një rekord të ri, rritet për 4 për qind gjatë 24 orëve të fundit – kalon shifrën prej mbi 4,700 dollarë

Ethereum arrin një rekord të ri, rritet për 4 për qind gjatë 24 orëve të fundit – kalon shifrën prej mbi 4,700 dollarë

Kriptovalutat e kanë filluar mbarë këtë javë. Ethereumi, valuta e dytë më e madhe në botë digjitale, është rritur për më shumë se 4 për qind brenda 24 orëve, duke tejkaluar vlerën e saj në treg për 4,700 dollarë.

Ether është kriptovaluta e Ethereumit që në tregun e kriptove shpesh i referohen si Ether apo Ethereum, transmeton Telegrafi.


Ndërkohë, Bitcoin është rritur për 7 për qind, duke shkuar kështu vlera e saj në 66.250 dollarë. Megjithatë është një rënie e lehtë krahasuar me muajin e kaluar, kur kishte shkuar deri në 66,900.

Tregu i kriptovalutave arrin në 3,000,000,000,000 dollarë – Bitcoin dhe Ethereum në vlera rekorde
Lexo po ashtu Tregu i kriptovalutave arrin në 3,000,000,000,000 dollarë – Bitcoin dhe Ethereum në vlera rekorde

Arsyeja për këto lëvizje ende janë të paqarta, por tregu i kriptovalutave njihet si një treg që brenda ditës mund të varioj deri në 20 për qind më pak ose më shumë. /Telegrafi/