Tashmë nuk flitet për një zhveshje deri në bikini apo për treguar vetëm disa pjesë erotike të trupit. Tash është çudi të jesh pjesë e estradës dhe të mos zhvishesh, madje edhe nëse je mashkull.

Derisa themi se viti 2014 solli ekstremet më të mëdha sa i takon zhveshjes, në vazhdim po ju sjellim dhjetë këngëtaret që kanë bërë më së shumti bujë i takon kësaj teme.


Fillimisht ju sjellim disa yje që nuk kaluan në ekstremet e mundshme, me përjashtim të dy seksi-bombave të fundit, të cilat tejkaluar edhe limitet...

10. Adelina Ismaili

Ajo ishte e para që theu tabunë e zhveshjes po thuajse dy dekada më parë. Adelina Ismaili edhe tash vazhdon të jetë “sinonim” i zhveshjes në skenë, edhe pse e bën këtë më rrallë, por përmallë. Këngëtarja kosovare, e cila së fundi po jeton në Zvicër, ka qenë aktive në skenë vitin e fundit duke sjellë edhe një hit (“Karma” në bashkëpunim me G4shi), por edhe me disa performanca bombastike. Edhe pse nuk preku skajet e lakuriqësisë, ajo nuk mund të mos jetë në këtë listë. Adelina është një prej yjeve më seksi të estradës dhe këtë e dëshmojnë edhe këto fotografi që ajo ka realizuar gjatë këtij viti.

9. Adelina Tahiri

Një tjetër Adelinë rreshtohet në top 10-shin e femrave që u zhveshën dukshëm dhe sollën poza seksi këtë vit. Në fakt, ishin fotografitë e fundit të realizuara nga ana e këngëtares shkupjane që e pozicionuan atë në këtë listë të Telegrafit. Adelina nuk pozoi krejtësisht nudo por, e veshur në të brendshme, ajo solli disa poza shumë provokuese, duke treguar armën e saj të fortë. Fotografitë e saj u realizuan për markën e ujit Pelisterka.

8. Rita Ora

Dikush mund të thotë se ajo nuk i takon estradës shqiptare dhe nuk mund të futet në një “thes” me të tjerat, megjithatë ajo edhe vetë deklarohet se ndjehet shqiptare. Rita Ora vazhdimisht shfaqet provokuese në evente të ndryshme, apo edhe në paraqitje live. Por ne ende nuk kemi pasur rastin të shohim një nudizëm të plotë të Ritës, me një përjashtim “të vogël”. Ishte momenti kur Rita pushtoi kreun e top listës britanike me hitin “I will Never Let You Down”, që e bëri atë të zhvishet deri në brekë dhe të shkruajë numrin “1” në shpinë, fotografi të cilën e ndau me fansat e saj në Instagram. Rita rreshtohet e teta në listën e “zhveshjeve” të vitit 2014 të Telegrafit.

rita(3)

rita ora 1

7. Angela Martini

Ajo është ikona e bukurisë shqiptare në botë. Anxhela Martini (apo Angela, siç prezantohet ajo) ka lënë Shqipërinë dhe vendin e lindjes së saj, Zvicrën, për të ndërtuar karrierë si modele e edhe stiliste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe duket se dalë ngadalë po arrin qëllimet. Në këto arritje mjaft ndikim ka pasur edhe mënyra se si ajo (zh)vishet. Edhe pse këtë vit Angela nuk doli krejtësisht nudo, ajo solli disa pamje shumë epshndjellëse që i lënë pak vend imagjinatës.

6. Shkëndije Mujaj dhe Kallashi

Janë dy prej më të përfolurave kur është fjala për zhveshjen dhe rreshtohen në vendin e gjashtë të “nudizmit shqiptar të vitit 2014”. Në fakt nxjerrja në pah e pjesëve më intime është ajo të cilën të dyja e bëjnë më së miri. Fillimisht ishte Shkëndija ajo që bëri bum në rrjetet sociale, duke sjellë vazhdimisht poza seksi dhe provokuese. Të pasmet e saj ishin “ëndërr” për shumë meshkuj shqiptarë.

Nuk zgjati shumë se në skenë doli edhe një tjetër “bombë” që nuk i lehte “rehat” djelmoshat shqiptarë – Kallashi. Donjeta Kosumi, që është emri i vërtetë i saj, tash është një hit jo vetëm në rrjetet sociale. Valltarja e famshme po thuajse çdo ditë po pushton mediat me zhveshjet, selfiet provokuese dhe nudizmin e saj. Ja përse...

Ky ishte vetëm fillimi. Klikoni këtu për të ndjekur edhe pjesën e dytë, shumë më të nxehtë, me pesë yje të tjera që i dhanë nudizëm të plotë skenës shqiptare. Cili është mendimi juaj? Kemi harruar ndonjë? Shkruani në hapësirën për komente!

/Telegrafi/