LAJMI I FUNDIT:

Estonia, shteti i parë që ofron transport publik falas

Estonia, shteti i parë që ofron transport publik falas

Çdokush që është përdorues i rregullt i autobusit, trenit apo metrosë, e ka parasysh shumë mirë sesa shtrenjtë mund të jetë ky shërbim, në fund të fundit jo dhe aq i rehatshëm.

Sigurisht, pagesa e vogël nuk të bie në sy si fillim, por shpejt ajo kthehet në një shumë të madhe parash që duhet të shpenzosh rregullisht çdo muaj, nëse ke parashikuar të mbështetesh në transportin publik.

Por, e para në botë, Estonia ka njoftuar që do të ofrojë një transport publik falas, duke bërë çdo shtet tjetër (dhe çmimet e tyre qesharake) të ndihet me turp.

Në një intervistë me Pop Up City, Allan Alakula, i cili është Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Talin, shpjegoi pse ishte e rëndësishme për vendasit të përfshiheshin në vendime të tilla politike.

Ai tha: “Një vendim për një projekt afatgjatë nuk duhet të merret vetëm nga këshilli i zgjedhur i tanishëm, por duhet të bllokohet politikisht duke kërkuar mbështetje nga publiku.

“Megjithëse një referendum vendor nuk është ligjërisht i detyrueshëm, mandati i votimit popullor është më i fortë se vetëm  ai nga këshilli”.

Alakula shpjegoi se Parisi po konsideron gjithashtu futjen e transportit publik falas, kryesisht si një mënyrë për të reduktuar ndotjen në qendër të qytetit.

“Sapo një qytet i kësaj madhësie dhe shkalle të marrë hapin e parë, qytetet e tjera do ta ndjekin atë në mënyrë të pashmangshme. Nuk ka dyshim për këtë,” tha ai. /bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar sistemin raketor S-300 brenda territorit rus, përdorën armët perëndimore: Sa bukur po digjet

Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar sistemin raketor S-300 brenda territorit rus, përdorën armët perëndimore: Sa bukur po digjet

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin mobil rus që Kremlini e konsideronte “kryevepër”

Ukrainasit shkatërrojnë radarin mobil rus që Kremlini e konsideronte “kryevepër”

Evropa
Gjenerali norvegjez thotë se NATO ka dy deri në tre vjet për t'u përgatitur për konfrontim me Rusinë

Gjenerali norvegjez thotë se NATO ka dy deri në tre vjet për t'u përgatitur për konfrontim me Rusinë

Evropa
Scholz: Lejimi i Ukrainës për të goditur objektivat në Rusi me armë gjermane nuk kërcënon përshkallëzimin

Scholz: Lejimi i Ukrainës për të goditur objektivat në Rusi me armë gjermane nuk kërcënon përshkallëzimin

Evropa
ISW: Rusia dërgoi me forcë burra që refuzuan të luftonin në rajonin e Kharkivit

ISW: Rusia dërgoi me forcë burra që refuzuan të luftonin në rajonin e Kharkivit

Evropa
Rrëzohet një aeroplan i ushtrisë turke në provincën Kayseri, humbin jetën dy pilotë

Rrëzohet një aeroplan i ushtrisë turke në provincën Kayseri, humbin jetën dy pilotë

Turqia
Kalo në kategori