LAJMI I FUNDIT:

Estonia dhe Finlanda lejuan aeroplanët rusë në hapësirën e tyre ajrore, pavarësisht sanksioneve ndaj Moskës

Estonia dhe Finlanda lejuan aeroplanët rusë në hapësirën e tyre ajrore, pavarësisht sanksioneve ndaj Moskës

Agjencia Ruse e Trafikut Ajror njoftoi se Finlanda dhe Estonia, pavarësisht sanksioneve në lidhje me ndalimin e fluturimit të aeroplanëve rusë, lejuan tre sosh në hapësirën e tyre ajrore gjatë nga e mërkura deri të enjten.

Sipas informacioneve të kësaj agjencie, tre aeroplanët rusë të Rossiya, Ural Airlines dhe Nordwind Airlines po fluturonin mbi ujërat neutrale pranë enklavës së Kaliningradit.


Shefi i NATO-s heq dilemat: Vetëm ukrainasit mund të vendosin kushte ndaj Rusisë
Lexo po ashtu Shefi i NATO-s heq dilemat: Vetëm ukrainasit mund të vendosin kushte ndaj Rusisë

Mirëpo, pikërisht në atë periudhë në këtë zonë u formua një stuhi e fortë dhe kushtet për fluturim ishin jashtëzakonisht të vështira, raporton aljazeera.

Shërbimet ruse u bënë thirrje kolegëve të tyre estonezë dhe finlandezë që t’i lënë aeroplanët në hapësirën e tyre ajrore për të shmangur udhëtimin e tyre në drejtim të stuhisë.

Shumë shpejt Estonia dhe Finlanda miratuan këtë kërkesë dhe aeroplanët vazhduan udhëtimin e tyre në një rrugë më të sigurt.

Ukrainasit me dronët kamikaz shkatërruan tanke dhe mjete tjera të blinduara të rusëve
Lexo po ashtu Ukrainasit me dronët kamikaz shkatërruan tanke dhe mjete tjera të blinduara të rusëve

“Agjencia ruse falënderon autoritetet kompetente të Finlandës dhe Estonisë për ndihmën e tyre. Shërbimi ajror finlandez dhe estonez siguruan plotësisht lëvizjen e sigurt të aeroplanëve rusë. Rusia është e gatshme, e udhëhequr nga parimet e ndihmës reciproke, të sigurojë udhëtimin e sigurt të të huajve në hapësirën ajrore të Federatës Ruse”, thanë ata.

Siç shkruan Kommersant, dy aeroplanë po udhëtonin nga Kaliningrad në drejtim të Moskës dhe Samara, ndërsa njëri po fluturonte nga drejtimi i Shën Petersburgut në drejtim të Kaliningradit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori