“Estetika me Krenarin” ishte një dokumentar estetik, i cili u transmetua për plot nëntë javë në RTV Dukagjini.
Ky dokumentar estetik solli plot nëntë transformime të ndryshme, nga persona të cilët ishin të pakënaqur me dukjen e tyre dhe ndryshimin e gjetën në qendrën “Esthetica” në Prishtinë.
Telegrafi ka qenë një nga partnerët medial të këtij dokumentari maratonë, duke pasqyruar për nëntë javë të plota ndryshimet drastike të personazheve që ishin pjesëmarrës në “Estetika me Krenarin”.
Në vazhdim ju sjellim shkurtimisht nëntë ndryshimet e edicionit të parë të këtij dokumentari:
Episodi i parë – “Rikthimi”
Në episodin e parë “Rikthimi”, protagoniste ishte pacientja Lendita, e cila është drejtuar në qendrën “Esthetica” për të evituar problemet e saj të deritanishme me kapilarët e zgjeruar të fytyrës.
E ftuar për t’i dhënë kurajo dhe për të rrëfyer eksperiencën e saj të dikurshme me këtë problem, ka qenë edhe këngëtarja Edona Llalloshi.
Ndërkohë, Ass. Msc. Krenar Dobroshi, tregoi për shikuesit “Estetika me Krenarin” se çfarë janë kapilarët dhe si shkaktohen, si do të trajtohen, sa seanca do të aplikohen, si t’i shmangemi në të ardhmën dhe shumë informacione të tjera lidhur me këtë temë.
Episodi i dytë – “Më nuk më lënë përshtypje shikimet e të tjerëve”
I titulluar “Më nuk më lënë përshtypje shikimet e të tjerëve”, episodi i dytë i është dedikuar Elenës – një vajze të re nga Peja e cila ka pasur probleme me aknet.
Episodi nisi me rrëfimin e Elenës, me vështirësitë që kishte hasur gjatë kohës sa ishte në studime, ku shikohej nga të tjerët me një sy tjetër.
Pas kësaj, pacientja nga Peja kreu trajtimet ‘Alma Harmony XL PRO’ për pastrimin e fytyrës, Dye – VL – ‘Baby Face’ dhe Tixel.
Pas katër javësh, Elenës vetëm fillojnë t’i shihen rezultatet në fytyrë, teksa pas 25 javësh ajo mund të shihet me një lëkurë krejtësisht të re dhe të pastër në fytyrë.
Episodi i tretë – “Goditja në shenjë”
“Goditja në shenjë” është titulluar ky episod, i cili ka sjell ndryshimin e Albanit.
Albani i cili është një ekspert marketingu, ka pasur problem me një shenjë në fytyrë që nga lindja.
Pas trajtimit në klinikën “Esthetica”, ai ka arritur në rezultatin e shumëdëshiruar për zbehjen e shenjës në fytyrë, që me vite ka qenë më se e dukshme.
Episodi i katërt – “Brenga që lash pas”
Protagoniste e episodit të katërt ka qenë Diellza Brajshori nga Prishtina, e cila është studente e vitit të fundit në Fakultetin e Edukimit në UP.
Ajo ka trajtuar përgjatë këtij dokumentari problemet e saj me qimet e padëshiruara në pjesën e fytyrës dhe në tërë trupin.
Pas seancave në qendrën “Esthetica” dhe trajtimit me laser, protagonistja e dokumentarit arriti rezultatet e shumëdëshiruara, duke larguar përgjithmonë qimet nga zonat e padëshiruara.
Episodi i pestë – “Lehtësimi”
Afeida nga Prishtina ka qenë protagonistja e episodit të pestë të dokumentarit estetik, i titulluar “Lehtësimi”.
Ajo ka pasur probleme të mëdha me strijat në lëkurë, përkatësisht te zona e barkut, e cila ka ardhur si pasojë e shtimit të peshës nga shtatzënitë e saj në të kaluarën.
Pas trajtimeve të vazhdueshme, kombinuar me planin ushqimor dhe aktivitetin fizik, Afeida arrin që në fund të dokmentarit të shikojë ndryshimet mahnitëse te vetja e saj, si humbja e madhe e peshës dhe reduktimi i dukshëm i strijave te zona e barkut.
Episodi i gjashtë – “Kthimi në origjinalitet”
Protagoniste e javës së gjashtë ka qenë Enisa Boshnjaku, e cila punon si infermiere në njësinë e urgjencës në Obiliq.
Problemi i saj ka qenë intervenimi estetik i dështuar i vetullave, i cili e paraqiste atë të vrazhdë krahasuar me dukjen e saj të mëparshme.
I titulluar si “Kthimi në origjinalitet”, episodi i gjashtë i dokumentarit estetik tregoi se si edhe pas intervenimeve të dështuara, ka mundësi rikthimi në origjinalitetin e dikurshëm.
Episodi i shtatë – “Nuk i dua pikat”
Portagonistja e episodit të shtatë ka qenë Blendë Mustafa nga qyteti i Gjilanit, e cila gjetur zgjidhje për problemin e saj të piklave në hundë dhe në ballë.
Studentja e vitit të tretë në Fakultetin e Edukimit tregoi gjatë dokumentarit se piklat kishin filluar të shfaqen në klasë të parë dhe se e kishin përcjell gjatë gjithë jetës, duke u shoqëruar edhe me pyetje të shumta nga njerëzit përreth – të cilat e bënin të mos ndjehej mirë.
Për t’i larguar pikat e kafta të njohura ndryshe si efelite, ajo iu nënshtruar disa trajtimeve të ndryshme në Qendrën “Esthetica” si: “Alma Harmony XL PRO”, “DYE – VL – Baby Face” dhe “Clear lift – CVD tip”, gjersa në fund ka bërë disa trajtime mirëmbajtjeje të lëkurës pas pastrimit.
Episodi i tetë – “Njollat që heshtën”
Protagonistja në dokumentarin e tetë, ka qenë Albina Kelmendi-Dulaj, me prejardhje nga Peja e cila banon në Prishtinë.
Ajo ka trajtuar problemin e saj të njollave në fytyrë, të cilat kanë filluar t’i shfaqën që nga lindja e fëmijës së parë.
Për largimin e tyre, Albina iu nënshtrua trajtimeve me “Alma Harmony XL PRO”, “DYE-SR – Baby Face”, dhe “Cleearlift”.
Pas shumë javësh, pacientja sheh një rezultat të dukshëm në fytyrën e saj, që ka rezultuar me largimin e njollave të dikurshme në fytyrë.
Episodi i nëntë – “Jeta është një skenë vallëzimi”
Protagoniste e episodit të fundit ka qenë Ilire Gërxhaliu nga Prishtina, për të cilën “Jeta është një skenë vallëzimi” – kështu edhe është titulluar ky episod.
Fillimisht ajo iu nënshtrua anamnezës të cilën e shqyrtoi Ass. Msc. Krenar Dobroshi, nga ku rezultoi se protagonistja ishte alergjike vetëm në analgjetikë – gjë e cila nuk përbënte problem për trajtimet që do t’iu nënshtrohej ajo.
Për të larguar rrudhat e padëshiruara nga fytyra, Ilirja iu nënstrua trajtimeve: Ala Harmony XL PRO (Clar lift, Clear skin dhe DYE – VL -BabyFace) dhe hekurosjes së fytyrës.
Dokumentari përfundon me Iliren në sallën e vallëzimit, e cila siç potencoi vet protagonistja, eksperienca në dokumentarin “Estetika me Krenarin” përveç zumbës, ia mësoi edhe një tjetër vallëzim – atë se gjithçka në jetë kthehet dhe përmirësohet.
“Estetika me Krenarin” shpejt u kthye në një dokumentar shumë të dashur për shikuesit, të cilët janë në pritje të një sezoni të dytë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo
Liam Payne do të nderohet me një homazh të veçantë në BRIT Awards: One Direction mund të ribashkohen në skenë
Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift
Laerti me një mision të fshehtë nga Vëllai i Madh: Gerti ‘bie në kurth’ me deklaratën për biseksualitetin e tij
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Babai i Loredanës hyn në shtëpi, nuk aprovon lidhjen e saj: S’duhej të arrije deri në këtë pikë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite