LAJMI I FUNDIT:

Esma Bunjaku e VV-së demanton atë që e konfirmon Kurti

Esma Bunjaku e VV-së demanton atë që e konfirmon Kurti

Anëtarja e lëvizjes Vetëvendosje Esma Bunjaku ka reaguar ndaj tekstit të publikuar në Telegraf me titull “Dokumentet e WikiLeaks-it: Aktivistja e VV-së, informon partinë e Erdoganit për zhvillimet në Kosovë”, duke thënë se letra e publikuar nga WikiLeaks, “ishte njëri nga shumë artikujt të cilët I kam publikuar rregullisht në portalin http://politikaakademisi.org”

Albin Kurti, ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar pohimet e WikiLeaks se anëtarja e kësaj partie ka informuar partinë e Erdoganit dhe Turqinë për gjendjen në Kosovë.


Dokumentet e WikiLeaks-it: Aktivistja e VV-së, informon partinë e Erdoganit për zhvillimet në Kosovë
Lexo po ashtu Dokumentet e WikiLeaks-it: Aktivistja e VV-së, informon partinë e Erdoganit për zhvillimet në Kosovë

Reagimi i plotë i Esma Bunjakut:

Dje (me 20 korrik) përmes një miku mora vesh se në portalin “Telegrafi.com” ishte publikuar një artikull i cili më apostrofonte mua. Autori i shënuar si Nol Elshani e paska zbuluar një dokument të WikiLeaks i cili po dëftuaka se unë nga Lëvizja Vetëvendosje! po e furnizosha AKP-në e presidentit Erdogan me informata për zhvillimet në Kosovë. Narracioni i thurur duke nisur që nga titulli, me tekstin e me fotot në artikull insinuonte që unë po e luaja rolin e njëfarë agjenteje apo spiuneje të fshehur në LVV prej nga po punoja për një parti të huaj me intenca imperialiste ndaj Kosovës. Për t’i dhënë vulë besueshmërie kësaj insinuate, në fund të artikullit ishte varur një “screenshot” i një emaili me siglën e ËikiLeaks, përmbajtja e të cilit ishte një artikull i imi. Ishte njëri nga shumë artikujt të cilët I kam publikuar rregullisht në portalin ( http://politikaakademisi.org/ ) .Në një web portal ku shkruhet për zhvillimet politike Ndërkombëtare, ku publikojnë edhe profesoret dhe studentat e Shkencave Politike dhe Marrëdhënjeve Ndërkombëtare .Pra ideja është informimi i opinionit Turk në Turqi dhe në Kosovë etj. Por jo asnjë mënyrë per “informacione ne sherbim te AKP”. Se për cfare arsye WikiLeaks merr materiale publike dhe per cfare aresye dikush tjeter nga to sajon intriga e tituj bombastike, nuk mund ta di. Mirepo eshte e sigurte qe Levizja Vetevendosje! vazhdimisht eshte perballur me insinuata dhe shpifje” Pra një shkrim që është postuar dhe botuar publikisht, dhe asgjë sekrete nuk përmbanë.

Andaj unë nuk ndiej as nuk pranoj kurrfarë përgjegjësie, për keqpërdorimet, me opinione publike, që i bënë WikiLeax, e as me ngutinë për një lajm bobastik që bënë “Telegraf” .

Prandaj konform ligjeve mbi mediat elektronike dhe të shkruara, kërkoj nga redaksi e “Telagraf “ që sa më parë tq botoi këtë reagim, nëtë njëjtin vend dhe faqe ku është botuar shkrimi dezinformues, lidhur me mua.

Ja lajmi i Telegrafit dhe shkrimi origjinal e publikuar me date 1 dhjetor 2015..

https://telegrafi.com/dokumentet-e-wikileaks-aktivistja…/

Shkrimi origjinal i publikuar. http://politikaakademisi.org/…/kosovada-otoriter-rejime-do…/

Mendoj se cilido medium do të duhej që para se të apostrofonte persona konkretë me akuza kaq të rënda do të duhej që së pari t’u drejtohej të apostrofuarve. Në rastin tim kjo nuk ka ndodhur. Megjithatë shpresoj që me këtë sqarim timin të davaritet dyshimi I mundshëm ndaj personalitetit dhe veprimtarisë time, dhe që lëshime të këtilla që e thejnë etikën gazetareske të mos përsëriten.

Albin Kurti konfirmon pohimet e WikiLeaks: VV e ka informuar Turqinë
Lexo po ashtu Albin Kurti konfirmon pohimet e WikiLeaks: VV e ka informuar Turqinë